Të gjithë mund të pajtohemi në këtë pikë se dimri është me të vërtetë muaji më i mërzitshëm i të gjithë vitit!

Nëntori është muaji i ngjyrave gri, i ndezjes së kaloriferëve dhe shirave të rrëmbyeshëm. Me pak fjalë, një panoramë jo joshëse. Nga ana tjetër, dimri i gjatë sapo ka filluar dhe ndihet rënia e humorit për shkak të mungesës së dritës dhe ndryshimit të orës.

Quhet ‘Winter Blues’ dhe është pikërisht ajo ndjesia e trishtimit, humorit të errët dhe mendimeve negative që mund të karakterizojnë këtë periudhë.

Në këtë artikull do t’ju shpjegojmë pse nëntori është një muaj i vështirë për t’u kaluar.

Vera është një kujtim i largët

Vera duket më e largët se kurrë. Aq sa ndonjëherë na duket sikur nuk e kemi jetuar kurrë. Në nëntor e kemi harruar zyrtarisht gëzimin e verës dhe jemi zhytur në atmosferën e dimrit. Çfarë na shpëton? Vetëm ideja e Krishtlindjeve.

Në fakt, me siguri e keni vënë re që dekorimet e Krishtlindjeve janë gjithmonë e më të hershme. Kjo ndodh sepse fokusi në festimet e tyre mund të na bëjë të ndihemi më mirë.

Ka më pak orë dritë

Ora diellore ndryshon në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit. Kjo do të thotë të jetosh një orë të çmuar drite më pak.

Trupi thith më pak serotoninë he vitaminë D, prodhimi i melatoninës ulet dhe ritmet cirkadiane preken.

Në pesë të pasdites tashmë është errësirë dhe duket se ka mbaruar dita, kur në realitet kanë mbetur edhe shumë orë.

Kjo mund të shkaktojë trishtim dhe ankth, ndjenja që nuk duhen nënvlerësuar.

Është muaj i gjatë pune

Shiu, i ftohti dhe mërzia shuajnë dëshirën për t’u socializuar, duke e bërë nëntorin muajin më të lodhshëm të vitit. Në këtë periudhë, në fakt, ne i lejojmë vetes shumë pak kënaqësi dhe stresohemi për detyrat e tepërta.

Në këtë periudhë, në fakt, pasojat duken tek humori: lodhje e theksuar, motivim, apati, trishtim i përgjithshëm.