Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e BE-së, ka deklaruar ministri i i jashtëm grek Nikos Dendias teksa fliste për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar po nëse kjo nuk ndodh, fatkeqësisht “ ata do të bëhen sërish ballkanas në kuptimin jo te mire të fjalës”.

“Për momentin jemi para fillimit të krizës në Maqedoninë e Veriut. Duke iu referuar debatit të Kuvendit maqedonas për mocionin e censurës mos e paragjykoni rezultatin, mos mendoni se qeveria Zaev e ka përfunduar ciklin e saj, kjo nuk është aspak e vetëkuptueshme”, është shprehur Dendias.

Në të njëjtën kohë, ai përsëriti se Greqia është mike dhe aleate e vazhdueshme e Maqedonisë së Veriut, me kusht që t’u përmbahet marrëveshjeve.

Kryediplomati grek ka theksuar se ekzistojnë dhe forca të tjera aktive në rajon, përpos atyre europiane, të cilat synojnë ta largojnë Ballkanin Perëndimor nga Europa, duke ofruar ndihmë zhvillimore, bashkëpunim ushtarak e madhe dhe asistencë në fushën e arsimit, siç tha ai ndërkohë që promovojnë ideologjitë ekstreme dhe axhendat etyre destabilizuese.

Në këtë kontekst, ai kërkoi që rajoni të mbetet i angazhuar në kursin e tij europian, ndërsa nga ana tjetër i bëri thirrje bllokut të ruajë vrullin e procesit të zgjerimit, për të mos e lejuar Ballkanin perendimor t`i kthehet të shkuarës së vet ballkanike.