Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.

Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për të bërë muzikë bashkë. Për herë të parë në Prishtinë u takuan bashkë 25 muzikante dhe muzikantë të rinj, plot vetëdije nga etni e shtete të ndryshme, që përpara 30 vjetësh kanë luftuar brutalisht mes tyre.

Edhe vetë udhëtimi i muzikantëve drejt Prishtinës, nxorri në pah se sa shumë konflikte kanë mbetur ende të pazgjidhura. Disa muzikantëve iu desh të udhëtojnë në mënyrë të tërthortë përmes vendeve të tjera fqinjë.

Bobana dhe Senka kanë ardhur nga Bosnje-Hercegovina.Të tjerë, që ato ende nuk i kanë njohur vijnë nga vendet e tjera fqinjë. Bobana Tesic: „Ne të gjithë vijmë nga vende të ndryshme të rajonit. Tani së shpejti do të luajmë bashkë, do të jetë koncert i shkëlqyeshëm.”

Diriegjenti Desar Sulejmani, nga Shqipëria, që jeton e punon prej vitesh si muzikant i suksseshëm në Gjermani i ka mbledhur muzikantët e rinj në Ballkanin Perëndimor. Pas një udhëtimi prej dy ditësh me autobus e disa periperici rrugës, trupa mbërrin nga Beogradi në Prishtinë, ku do të takohen me të tjerët.