5 zonat që duhet të pastroni më shpesh në shtëpi Ju mund të jeni nga ato persona që kaloni orë të tëra në pastrimin e shtëpisë, megjithatë ka disa vende që i neglizhoni.

  • Perdet

Ato që mbledhin merimangat e pluhurit pasi janë një pengues e dritës dhe ambientit të jashtëm. Prandaj herës tjetër kur pastroni shtëpinë hidhini sytë nga perdet.

  • Telekomanda

Është objekti më i neglizhuar edhe pse e përdorim gjithmonë. Shenjat e gishtave dhe duart e pista janë arsyeja pse telekomanda është e mbushur me mikrobe.

  • Jastëkët dekorues

Ato hidhen sa andej këndej dhe për më tepër mbështeten në çdo vend të mundshëm.

  • Dyert

Jo vetëm ato që ndajnë dhomat nga njëra tjetra por edhe dyert e dollapit, bufesë e çdo gjëje tjetër.

  • Koshi i plehrave

Koshi i plehrave nuk kanë për qëllim të jenë të pista, por qëndrojnë aty vetëm për të vënë gjëra të pista. Megjithëse kjo nuk është puna më e këndshme, është një gjë që duhet bërë.