Shokut dhe mikut tim të dashur të rinis dhe jetes me urimet më të mira..për Prof. Murat Gecaj

Me Murat Gecaj u takuam dhe u njohem në shkollën ushtarake <<Skenderbej>> në Tiranë viti 1953.

Në vitet 1953-1957 në shkollen ushtarake Skenderbej nga tropoja studionim si gjimnazist një numër shokësh që kanë lënë emër e gjurmë në jetë. Skënder Doçi, Murat Gecaj, Ibrahim Jakupi, Muharrem Kuçana, Halil Hajdar Morina Tahir Shaban Hoxha, Mustaf Meta, Halil Rama, Mustaf Kuçana… ndjes nëse lakova emrat e të gjithve të kesaj periudhe se në vitet deri në 1957 na janë bashkuar edhe shokë të tjer Ali Bajraktari, Gani Mula…

Një grup shokesh shkolle të rinj në moshë larg familjes e Tropojes. Gjimnazist shoqëri të rinjësh pa interesa në një harmoni e unitet të plotë. Kohen e lirë, pushimet verore në kampe Durrës, Vlorë, Voskopojë e kalonim së bashku.

Muratit i shkonte mirë e bukur uniforma e Skenderbegsit. Pantallonat me shiritat e kuq i jepnin pamjen e gjeneralit dhe neve të gjithë i thërrisnim “Gjeneral’’ Geci.

Vitet kalojnë, jeta hynë në rrjedhën e saj secili në rrugën e vet….

Në vitet 1957-1958,1958-1960 dhe 1960-1961 kur studionte në Leningrad nuk u shkëputëm nuk harruem shoqërinë shkollore – rinore.Jemi njohur dhe familjarisht . njoha Xhemën , Nikollën dhe bashkëshorten të nderuarën e të rrespektueshmen Katerina Geci.

Jeta e Murat Gecaj është e përshkruar në botimet e tij. Ëndrrat e grisura të jetës time, Gjurmë nëpër udhë…

Kam lexuar dhe librin Si e njoha unë Kosovën, libra këto të dhuruara nga botuesi Murat Gecaj.

Murat Gecaj publicist e studiues i vlerësuar nga bashkëpunëtor të tij, vlerësime nga reçensorët. Disa mirënjohje dhe dhjetra mesazhe e urime me raste të ndryshme.

Më mbetet merak që në 34 mesazhe të dërguara nga kolegë miq dhe 60 urimet nga persona e personalitete brenda e jashtë vendit me raste të ndryshme që nuk ka një urim nga shoku e miku i tij i rinisë e jetës.

Shaban Alia. Arritjet dhe sukseset e Murat Gecaj i kam përjetu me kënaqësi. Është kënaqësi e krenari të kesh pas një shok, mik Murat Gecaj që u ruajt deri në fund.

Në kohën që Murat Gecaj është rëndue nga sëmundja dhe është kufizue biseda telefonike më ka kapur telefonin dhe më tha : Shaban unë jam i sëmurë …..

Me këtë telefonat u ndamë me Murat Gecaj. Për të kujtuar diçka – shumë çka nga jeta shumë vjeçare.Ditët dhe vitet që kanë mbetur në kujtesë…

                                                                                              Shaban Ali Hoxhaj