Trajneri i Gjeorgjisë Willy Sagnol ka thënë para ndeshjes së nesërme me Kosovën se kanë ardhur në Prishtinë për të paraqitur një imazh të mirë të futbollit të tyre dhe se duan të përmirësohen nga ajo paraqitje e dobët në ndeshjen e parë ndaj Kosovës.

Sagnol: Humbja nga Kosova nga ka dëshpëruar shumë

“Në fillim të kualifikimeve kemi thënë se synimi ynë është që të luajmë çdo ndeshje njëra pas tjetrës, të luajmë sa më mirë. Humbja nga Kosova që e kemi pësuar me të vërtetë nga ka dëshpëruar shumë, kemi pasur pritje të tjera për atë ndeshje. Ajo çfarë dëshiroj nga lojtarët e mi në këtë ndeshje që të kenë një gjendje të mirë mendore, pra të jenë të përgatitur për lojë. Pritjet e mia nga kjo ndeshje janë që të paraqesim imazh të mirë të lojës sonë pasi siç thash humbja nga Kosova herën e kaluar me të vërtetë na ka goditur rëndë.”,tha Sagnol.

Ai më tutje e vlerësoi lartë Kombëtaren e Kosovës duke thënë se brenda kësaj skuadër ka shumë kualitet dhe se mund të marrin rezultate të mira edhe ndaj kombëtareve të mëdha.

Sagnol: Kosova mund të bëjë mirë edhe ndaj kombëtareve të mëdha

“Nuk preferoj të flas shumë për ekipet kundërshtare por mund të them që çdo ekip i ka anët e mira dhe anët e dobëta të tij por çfarë mund të iu them për ekipin e Kosovës që vërehet që është një ekip që luan me zemër të madhe, ka lojtarë të mirë, Muriqi, Rashica, Berisha që luajnë në ekipe të mira dhe nuk është e paprtshme që Kosova të arrijë rezultate të mira edhe në ndeshje kundër kombëtareve të mëdha.”, tha Sagnol.

Ndeshja ndaj Gjerogjisë është e parafundit për Kosovën për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nesër në orën 20:45.