Shkruan: Florim Zeqa        04.10.2021

Pa asnjë dyshim njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme dhe më vlerë të mërgatës sonë në vendlindje ishte ajo e aktiviteteve tradicionale të shoqatës “Sali Çekaj” nga Zvicera, me vizitat tek shtatoret e figurave më markante të historisë më të re të Kosovës.

Pikëtakimi ishte në lokalin e karburantit DPF (ish Petrol Company) afër qendrës tregtare Viva Fresh në Deçan, ku u tubuan kryesia e shoqatës, anëtarësia dhe mbështetësit e shoqatës “Sali Çekaj”.

Në takimin në këtë lokal, të pranishmit i përshendeti dhe u uroj mirëseardhje kryetari i shoqatës “Sali Çekaj”, z. Xhemajl Haxhiu, duke veçuar personalitetet e nderit; Faton Bislimi (ish deputet dhe zyrtarë i lartë i LDK-së), Hyri Dobrunaj (kandidate e LDK-së për kryetare të Deçanit), Florim Zeqa (gazetarë dhe analist) dhe Smajl Çekaj (vëlla i heroit SaliÇekaj).

Vlenë për të theksuar se në takimin e këtij mëngjesi, të pranishmëve përveq kafesë dhe pijeve freskuese ju servuan dhe byrekë të llojeve të ndryshme.

Nga këtu u nisem për të sheshi kryesorë në qendër të Deçanit, aty ku ndodhet shtatorja e kryeheroit Sali Çekaj. Pas bërjes së homazheve, me nga një fjalë rasti prezantuan kryetari Xhemajl Haxhiu, Faton Bislimi, QamilÇekaj (sekretar i shoqatës) dhe Adem Lushaj (drejtor i Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur të Deçanit) i cili para të pranishmëve e ndau një mirënjohje për shoqatën “SaliÇekaj” në Zvicër, duke e vlerësuar lartë kontributin vlerëmadh të kësaj shoqate humanitare.

Pas përfundimit të homazheve pranë shtatores së Sali Çekajt, në mënyrë të organizuar (me autobus) nga Deçani u nisëm, për të bërë homazhe edhe tek memoriali Ibrahim Rugova në Istog.

Pas homazheve dhe fjalëve përshendetëse të kryetarit Haxhiu, destinacioni i fundit i kësaj dite maratonike, ishte Restorani TROFTA në Istog, me ç’rast u shtrua një drekë e përbashkët vëllazërore nga drejtues, aktivist dhe kontributdhënës të shoqatës idol të mërgatës sonë, “Sali Çekaj” në Zvicër.

Transparenca dhe sinqeriteti ndaj njërit-tjetrit është çelësi i suksesit të kësaj shoqate namëmadhe, e cila me punën kolosale humanitare në tërë hapësirën gjeografike shqiptare, me të drejtë SHHK “Sali Çekaj” po vlerësohet nderi dhe krenaria e kombit shqiptar në Diasporë dhe mbarë trojet etnike shqiptare.