Nga Skënder MULLIQI 

Pushtetet e kaluara prodhuan varfëri ekstreme, duke vërtëtuar së populli ishte mbetur pa përfaqësuesit e vet!Viti i ri shkollor ka filluar , dhe shumë kush nuk ka mjete më i shkolluar fëmijët , nuk i kan as gjerat më elementare.Të rinjëve tanë këtu mendoj në shumicën , iu ka humbur përspektiva e jetës! Sjellja e pushtetarëve të deritashem dhe puna e tyre e dobët më hajni , na ofruan fotografi apokaliptike ,  që po të kishin ndërgjegje do të turperoheshin kur dalin para popullit! Demagogët e tillë politikë të cilët po e kërkojnë votën në këto zgjedhje locale duhet dënuar rëndë , që mos të ngritën kurrë më politikisht.Populli është ngopur më rrena  për jetën e mirë, më premtimet e tyre që kurrë nuk u realizuan.Këta në mënyrë manipulative luftuan për më shumë pushtet, për fuqi më të madhe politike duke i lënë shumicën duarthatë. Gjendja e tillë për fat të keq zgjati për 20 vite , dhe kjo është periudhë tepër e gjatë.Kishin një klasë politike e cila , krijojë pasuri dhe lumturi për familje, dhe për militanë  të vet partiakë.Na larguan nga jeta reale , na larguan nga jeta e lumtur për të cilën edhe jetohet.Na futën në status kuo politike dhe ekonomike, dhe kjo prodhojë gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale , prodhojë largime masovike nga Kosova! Në mënyrë përfide bënë që të kemi dallime të mëdha sociale , të pa krahasueshme për një shtet demokratik.Estrada e vjetër  politike krijuan poashtu fotografi të keqe para botës demokratike . Kurr ata që duhet më qenë , nuk ishin prezent në medie, nuk janë presentë as në jetën shoqërore dhe politike. Nuk janë ata që krijojnë vlera , që Kosovës shumë i duhen… Asnjë sistem nuk funkcionojë si duhet, kemi arsim të dobët , sistem shëndetësor jo në nivel , drejtësi selective  e shumë defekte të tjera.  Këtu e kam fjalën për gjendjën para ardhjës në pushtet të forcave të reja politike , të cilët i trashëguan këto probleme,dhe zor që këto probleme të gjejnë zbatim edhe për një kohë të gjatë. Politikat arrogante na kanë shkaktuar dëme edhe në planin e jashtëm duke pru në pyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës! Pak kush i përfilli rregullat e demokracisë dhe të barazisë.Kosovës i munguan njerëzit më përgjegjësi politike , i munguan kuadrot e shkolluara, i mungojë morali politikë …! Shumë thjeshtë është që njeriu të bëhët vetjak, primitiv, i pamëshirshëm , dhe vetën  ta quaj”njëri i moderuar”.Kjo gjendje sigurisht ndikojë që populli  ,strukturën e korruptuar   politike,  ti dënojë rëndë më votën e lirë  në zgjedhjet e fundit  nacionale . Kështu duhet dënuar edhe në zgjedhjet locale . Keqbërësve politikë nuk duhet harruar të këqijat e mëdha që na i bënë. Kjo nuk ish dashur të guxon të na ndodhë! A është e drejtë që njeriu në Kosovë në shekullin 21, të luftojë për ekzistencë?  Sigurisht së jo…!