Di Canio: Lamtumira e Ronaldos ka qenë një goditje për imazhin e Serie A

Ish-sulmuesi Paolo di Canio ka folur në lidhje me largimin e Cristiano Ronaldo-s nga Juventus në një intervistë të dhënë për Il Mattino.

Lamtumira e Ronaldo-s ka qenë një goditje për imazhin e Serisë A. Juventus ka humbur shumë gola, sepse me atë e nisje ndeshjen gjithmonë 1-0”, ka thënë Di Canio.

Duhet të ngushëllohemi me trajnerët, duke parë se në fushë nuk kemi shumë talente.

Sarri ka detyrën më të vështirë sepse kërkon të bëjë gjithmonë ndryshime rrënjësore kudo që shkon, por edhe dëshira për revansh e Allegri, Spalletti dhe Mourinho është tërheqëse”.