1.

​Kur Angela Merkel vjen në Shqipëri, Vjosa Osmani shkonnë Gjermani!

​Kjo është metafora e fatit tonë.

​Merkel ia dha Vuçiqit komplimentin më të mirë që ekzistone që ky kompliment mund t’u jepet vetem shenjtërive: rrensit mëtë madh ia dhuroi falas virtytin e besnikërisë!

​Merkel nuk foli për ish-Vuçiqin, por foli për Vuçiqinaktual.

​Serbëve u lejohet të jenë Ish-kriminelë, nëse ndërkohë ‘ipërmirësojnë‘ sjelljet!

​Pse Kosova u bë e neveritshme për botën që e çliroiKosovën?

​Si ndodhi kjo dhe pse po ndodh sot?

​Nuk ka faj Merkel që neve nuk na merr seriozisht. Pyeteveten se cilin Institucion të Kosovës duhet ta marrësh seriozisht?

​Cilin ministër?

​Kur këta për neve s’janë serioz (shqiptarët po ikin nga kyshtet pa të ardhme), pse Merkel u dashka të shoh të ardhme nëKosovën nga e cila ne ikim për të jetuar në vendin e saj!

​Kancelarja Merkel e ka vërejtur se serbët e duan veten (dhei urrejnë shqiptarët e Kosovës),ndërsa shqiptarët e urrejnë veten (e vjedhin buxhetin e shtetit, shkatërrojnë, paragjykojnë, nuk lexojnë libra, nat e ditë i gjen nëpër kafiteri, merren me intriga, me paragjykime, mashtrojnë, të prejnë në besë, të manipulojnë),dhe nuk e duan askënd (armikut serb, shqiptarët nuk po i bëjnë as intriga, as nukpo i bëjnë propagandë, as nuk po e vjedhin, as nuk po e shkatërrojnë, as nuk po e paragjykojnë, as nuk po e çojnë nëburg armikun serb).

​Po e çojnë veten në burg.

​Pra: shqiptarët: E urrejnë veten, nuk e duan askënd! Kurseserbët: E duan veten, dhe i urrejnë shqiptarët!

​2.

​Presidentja si zakonisht, edhe dje ka qenë tepër nervoz. E ka ajo një sevda të theksuar në nervozë!

​Duke folur për shtyrjen e zgjedhjeve, një të dytën herëthoshte:

​‘Kam dëgjuar unë fjalë kundra meje‘;

​Kam dëgjuar unë se persona të caktuar kanë thënë kështu e kështu për mua‘;

​‘Kam dëgjuar unë fjalë se si demek po ia mbaj anënVetëvendosjes‘!

​Nuk ke dëgjuar fjalë nëpër korridore e nëpër sokak ojzonjë, por ke lexuar shkrime konkrete, jo nga persona të caktuar, por nga gazetarë me emër e mbiemër.

​Pse po e krijon atmosferën thuajse punon në shërbiminformativ, ku krejt i merr vesh, e para!

​E ka mërzi kritikën, i urren kundërshtarët, e urren fjalën e lirë dhe sillet si e dyshimtë, thuajse Ne jemi munduar tinëz saj tëshkruajmë për të, por kjo na ka zbuluar, se i ka treguar dikush, ka dëgjuar fjalë…asaj asgjë nuk i shpëton pa e hetuar!

​Nuk je detektive, por je Presidente, s’di pse veç Presidentjaende nuk është e bindur se është Presidente.

​Vjosa Osmani nuk e meriton të jetë Presidente, jo pse anon kah Vetëvendosja, por sepse ke probleme me zemërimin.

​Zemërimi (mllefi) është armiku më i madh, të bën tëdukesh nevrike, skandaloze, e ‘shtirë dhe e paparashikueshme!

​Të bën që njerëzit të frikësohen dhe të ikin prej teje!

​

​3.

​ Edhe Albin Kurti (si Vjosa) vazhdiimisht sillet sikur polufton për ta marrë pushtetin, të cilin e ka.

​Për dallim nga Vjosa, Albin Kurti është i kompozuar dhe e menaxhon mllefin!

​Tjetër gjë që tingëllon si gramafon i shekullit të kaluar, prafjalët e tij nuk kanë lidhje me realitetin, as në kohë, as nëhapësirë!

​Për shembull: Flet për reciprocitet me Serbinë, kurse në tënjejtën kohë ia heq Serbisë edhe taksën për tullat!

​4.

​ Ti a përnjëmend po kujton se shqiptarët janë budallenjë?

​Ti a vërtetë mendon se ka dashuri të pakushtëzuar, se i keprivatizuat votuesit, dhe i ke bërë për vete përgjithmonë!

​Ti mendon se premtimi është monedhë me të cilin blenvota!

​Ti ende nuk e di se shumë veta janë penduar që të kanëvotuar!

​Njeriu i vë vetes kushte, jo Ty!

​Njeriu nuk ia fal gabimin vetes-Jo Ty!

​Njeriu nuk ia fal tradhtinë vetes-Jo Ty!

​Njeriu zemërohet me veten– jo me Ty!

​Shqiptarëve u ke premtuar lumturi.

​U ke premtuar punë dhe zhdukje të varfërisë.

​E tash shqiptarët po të shohin duke i punësuar familjarët e ministrave.

​5.

​Unë s’jam kundër që Keyeministri Kurti të jetë isuksesshëm, Zoti na ruajt, por jam e sigurt se lëre që s’do të jetëi suksesshëm, por do të jetë i urryer.

​Do të jetë i urryer, sepse i ka mashtruar votuesit me dashuri, me besnikëri, me ëndrra.

​Pra, virtytet më të larta njerëzore i ka shfrytëzuar si mjete tëmanipulimit.

​Prandaj do të jetë i urryer.

​Mjafton të dish shkrim-lexim për ta kuptuar se Kryeministrinuk e bën atë që e thotë, dhe nuk e thotë atë që e bën!

​P.S.

​Nuk ka të ardhme një vend ku ministër është Arben Vitia!

​Dhe nuk ka Drejtësi një vend që nuk e nis procedurën përhetim ndaj tij.

​Arben Vitia e ka rrezikuar sigurinë kombëtare dhe e ka shfrytëzuar vdekjen për vota!

​Ka vallëzuar mbi varre!

​Dhe, nëse ka shqiptarë që e shpërblejnë me vota përkasaphanen e tij me pandeminë, kjo tregon më së miri pseMerkel na sheh veç si pacientë varfanjakë, dhe jo të denjë të navizitojë.

​‘Kno o zogu i malit

​se sot jam merzitë‘…