HARRESA ASHT THEMELI I “RILINDJES” DERI KUR KY TURP ?!

 

Nga Fritz RADOVANI:

DR. FEDERIK SHIROKA

(1907 – 1955)

EUROPA E NJOHU: MJEKU ME DUER T’ARTA.

    M U E J    SHTATOR 2 0 2 1 :  K u j t o j m ë …

4 Shtator 1886 U le Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Argjipeshkëv i Tiranës e Durrësit. Predikues e poet i njohun në letersi Shqipe.Vdiq në burgun e Durrsit me 19 Mars 1949.

2 Shtator 1892 U le në Shkoder Don Lazer SHANTOJA. U pushkatue me 5 Mars 1945 nga komunistët. Asht Kleriku i parë Katolik që pushkatohet dhe as sot nuk ka vorr. Letrar me vlera të mëdha…

25 Shtator 1901 U le i paharrueshmi At Pjeter MESHKALLA S.J.(1901 – 1988).Nder Figurat ma të Nderueme per qendrim Burrnor antikomunist.

29 Shtator 1902 U le Kardinal Mikel Koliqi. Mbas 1945 kaloi jeten në burgje komuniste per 38 vjet i pafaj. 26 Nandor 1994 u ba Kardinali i I.

3 Shtator 1903 U le At Donat KURTI O.F.M. Drejtori i fundit i Gjimnazit “Illyricum”.Shkrimtar i njoftun per frazeologjinë Shqipe.

21 Shtator 1904 U le Imzot Gjergj VOLAJ. U pushkatue nga komunistët me 3 Prill 1948.

16 Shtator 1905 U le At Augustin ASHIKU. Mbas sa viteve burg vdiq me 16 Shtator 1986.

24 Shtator 1905 U le At Giakomo GARDINI (1905 – 1996) Misionar Jezuit që bani 10 vjet burg nder kampet e shfarosjes komuniste në Shqipni… U rikthye në vitin 1992…

27 Shtator 1907 Në Shkodër u le Dr. Federik SHIROKA. Ka vdekë me 15 Dhjetor 1955 dhe, asht vorrosë në Shkoder me porosinë e Tij.

10 Shtator 1908 U le Prof Namik RESULI (1908 – 1985) Kritik dhe letrar i madh… Nder penat e nderueme të letersisë Shqipe (1941).

2 – 9 Shtator 1909: U mbajt Kongresi i Elbasanit per hapjen e shkollave Shqipe.  

23 Shtator 1912 U le Papa Josif MIHALI në Elbasan, u arrestua në vitin 1945, sepse ishte prift katolik dhe u dërgue me punë të detyrueme në Korçë, e mbyten më 26 tetor 1948, tue e zhytë të gjallë nder balta...

7 Shtator 1913, U le At Filip MAZRREKU O.F.M. Muzikant dhe një nga organizatorët e korit Fretenve në Shkoder. La gjurmë tek elementi i rij me prirje muzike.

24 Shtator 1915 U vra tradhtisht Ded Gjo Luli (1840–24 September 1915)

30 Shtator 1919 U le Mark ÇUNI Rranxa të Bushatit (Shkodër).Asht pushkatue 26 vjeç per pikpamjet demokratike të grupit antikomunist “Bashkimi Shqiptar” në 1946. Asht në të parët Demokrat Shqiptar…

16 Shtator 1922 Frati i Zadrimës, At Gjergj FISHTA, i shkruen Mikut të vet Provincialit At Palë Dodaj, një lajm të panjohun në historinë tonë.

2 Shtator 1925 U le Gjelosh LULASHI në Shosh (Dukagjin). U pushkatue tradhtisht nder Bjeshkët e Nemuna me 4 Mars 1946.

15 Shtator 1943 vritet me atentat nga komunistet në Tiranë ingj. Ludovik ZOJZI. Ai ishte  projektuesi i varrezave të Rrëmajit në Shkoder. Nuk pranoi me bashkpunue me komunista.

Shtator 1945 mbytet në tortura në sigurimin Mirditë Don Mark XHANI nga krimineli B.Biba, trupin e Tij e dergojnë në Shën Pal, ku ua hedhin me e shkye qejve të fshatit.

8 Shtator 1946 Shugurohet Meshtar Don Lazer JUBANI. U mbyt nga sigurimi i shtetit pabesisht…

9 Shtator 1946 Lëvizja e Postribës: Numri i të zhdukunve, të vramve dhe të burgosunve nder kampet e shfarosjes, nuk dihet as sot… Vetem me 9 Shtator janë vra mbi 250 vetë.

9 Shtator 1946 Arrestohet Don Ndoc NIKAJ, Romancieri i parë Shqiptar.

Shtator 1946. Pushkatohet Fran MIRAKAJ (1916 – 1946). U le në Iballë (Pukë)në 1916. Urdhni i pushkatimit lëshohet nga tirani E. Hoxha.

30 Shtator 1946,  Dy nga vrasësit ma barbar të sigurimit të shtetit Zoji Thëmeli dhe Vaskë Koleci, mbysin në tortura Avokat Muzafer PIPEN (1914 – 1946), në sigurimin e Shkodrës.

20 Shtator 1948 Arrestohet Don Vlash MUÇAJ, mbas një qendrese burrnor

12 Shtator 1949 Vdes në tortura Don Jak BUSHATI (1890 – 1949), në hetuesi të Lezhës…

5 Shtator 1951 Vdes në burgun e Shkodres At Pal DODAJ…I njohun per Ditarin e Tij.

16 Shtator 1954 Vdes At Zef SARAÇI S.J. Nder klerikët Shqiptar ma të kulturuem.

3 Shtator 1956, ora 17.00 VETVRASJA e Prof. Prek KAÇINARIT (1910 – 1956 ) në Tiranë.

10 Shtator 1967 vdes At Pjeter TUCI S.J.Profesor i Gjimnazit Jezuitëve Shkoder.

27 Shtator 1967 Vdiq At Çiril CANI ((1875 – 1967) Figurë e nderueme Françeskane.

20 Shtator 1971 pushkatohet Don Shtjefen KURTI, se ka Pagzue një fëmij. Nder Figurat e Nderueme të Klerit Katolik.

17 Shtator 1976 Arrestohet  Don Lec SAHATÇIJA. Bani 225 ditë hetuesi pa nenshkrue procesin. Vdes në burgun e Tiranës me 4 Prill 1986.

11 Shtator 1981 Vdes Don Mark HASI në kampin Ballsh…Mbas 21 vjetësh i burgosun… Predikatar i njohun i Klerit Katolik.

13 Shtator 1985 Vdiq skulptori Odhise PASKALI(19031985) Skulptor i bustit Gjergj Kastriotit Skenderbeut në pllakatin e Kalendarit të Vitit 2018, nga F.R. (siper).

15 Shtator 1985 Interrnohet Don Nikolin PERGJINI. Asht Shugurue Meshtarë në ShBA.

28 Shtator 1985 Vdes At Ferdinand PALI O.F.M.,  Besnik i Urdhnit vet deri në vdekje…

10 Shtator 1988 Vritet pabesisht Don Lazer SHELDIJA nga agjenta të sigurimit komunist shqiptar në ShBA.

5 SHTATOR 1997 Vdes Nanë TEREZA. Vorroset me 13 Shtator 1997 në INDI me ceremoni madhshtore

12 Shtator 1998 Vritet pabesisht në Tiranë deputeti Azem HAJDARI (1963 – 1998).

7 Shtator 1991 Rivendosen mbas 1945mardhanjet diplomatike  në nivel Ambasadash VATIKAN SHQIPNI. Shqipnia komuniste ka pre mardhanjet me Vatikanin në Maji 1945, kur ishte në Tiranë Imz. Leone G.B. Nigris. Kaluen prap tashti 9 vite pa Ambasador në Vatikan…

7 Shtator 2001 Vdiq në Laç Luk KAÇAJ (1926 – 2001) Kangtar i madh i njohun n’ Europë per zanin e Tij.

3 SHTATOR 2000 PAPA GJON PALI Beatifikon Papët Piu IX dhe Gjonin XXIII. Romë. Papa Gjoni XXIII asht Papa që foli i pari në Vatikan në gjuhë Shqipe.

Melbourne, Shtator 2021.