I vlerësuar disa herë në Great Wine Awards për arkitekturën, ofertën novatore dhe eko-qëndrueshmërinë, Wine Box Hotel është një përvojë për t’u jetuar

Sa i rëndësishëm është akomodimi në një destinacion udhëtimi? Shumë, mund të themi me plot gojën se janë gjithnjë e më të shumtë udhëtarët në kërkim të strukturave origjinale, vila të “zhytura” në natyrë dhe në përgjithësi, hotele që ofrojnë përvoja të jashtëzakonshme.

Ashtu si ai në Valparaiso, qytet i gjallë dhe kozmopolitan në Kili, që spikat për bukurinë dhe origjinalitetin, mbi të gjitha, për arkitekturën që përfaqëson ndërthurjen e përsosur mes inovacionit, ekologjisë dhe qëndrueshmërisë. Quhet Hotel Wine Box dhe është një strukturë akomodimi e realizuar e gjitha me kontejnerë të ricikluar.

I vlerësuar me disa çmime gjatë kalimit të kohës, hoteli ka bërë një riciklim krijues, duke e kthyer në biznes strukturën e pabesueshme, origjinale dhe mbi të gjitha e qëndrueshme, ku mund të përjetoni një përvojë të veçantë. E gjithë ndërtesa është realizuar me kontejnerë që janë shndërruar në dhoma, zona të përbashkëta dhe dhoma pritje.

Udhëtarët që kërkojnë struktura akomodimi të veçanta, që të respektojnë mjedisin janë çmendur pas Wine Box Hotel që nga përurimi. Ndërtesa, e cila karakterizohet nga struktura modulare shumëngjyrëshe, nuk është vetëm e bukur për t’u parë, por e mrekullueshme për t’u përjetuar falë larmishmërisë që ofron.

Camilla e Grant, arkitektët sipërmarrës që i dhanë jetë këtij projekti fantastik, kanë përdorur kontejnerët e ngarkesave detare tashmë të papërdorshëm, duke krijuar në këtë mënyrë hotelin e parë ekologjik në Amerikën e Jugut.

Por përvoja brenda Hotel Wine Box nuk kufizohet në ndikimin vizual. Hoteli ekologjik është i pari në Hemisferën e Jugore që prodhon vetë verë, si dhe kantina e parë e regjistruar në Valparaiso. Falë këtyre karakteristikave ai është vlerësuar me gjashtë çmime në edicionin kilen të Great Wine Capitals për përvojën e enoturizmit inovativ dhe të qëndrueshme që ofron.

Vendndodhja strategjike e hotelit e bëj të përsosur për gjithë njerëzit që duan të njohin dhe eksplorojnë Valparaiso, i vlerësuar si kryeqyteti i kulturës i Kilit, i pasur me evente, histori, kulturë dhe mrekulli arkitekturore.

Qyteti kozmopolitan ndër të tjera konsiderohet kryeqyteti i grafiteve në Amerikën Latine, për këtë arsye adhuruesit e street art nuk duhet ta lënë kurrsesi pa vizituar.