I dashur miku im, Zeqir Lushaj!

Duke të uruar shushëndet dhe mbarësi në gjithçka, po të shkruaj disa opinione rreth librit “Gruaja fisnike Sabrie Lushaj”, të rgatitur nga Dr. Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj).

Libri është respekt dhe nderim për bashkëshorten tënde të shtrenjtë Sabrien, të cilës i qëndrove pranë me shumë dashuri, dhembshuri e përkushtim gjer në fund të jetës. Këtë nderim, libri e krijon që në parathënien e shkruar nga Dr.Gjekmarkaj, e cila me fjalë të ngrohta portretizon Sabrien tënde zemërbukur, si dhe tërë familjen Lushaj, që i ka ofruar Sabries aq shumë kujdes, dashuri e përkushtim, ashtu sikurse vet Sabria ia ka ofruar familjes po atë kujdes, dashuri e përkushtim, por dhjetëfish e më shumë.