Pa dashur të lëshohem në çështje ose teori të ndryshme të konspiracionit dhe dekonspiracionit: Ish Presidenti, Kryeministri dhe lideri historik e karizmatik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, Prof. Dr. Sali Berisha, mund të jetë pëng, viktimë ose “kokë turku” në kuader të rrjetit të”mërimëngës së madhe” ose gjithëpërfshirëse të të ashtuquajturit “shtetit të thellë” ose “dubioz” që kanë për qëllim ngritjen e tensionëve ose acarimëve të përgjithshme, dhe në fund, edhe të acarimit ose tensionimit të marëdhënieve ose raportëve të gjithëmbarëshme të shqiptarëve me shtetin dhe kombin e madh amerikan përmes përshallëzimit të raportëve të z. Berisha me Administratën e Presidentit Biden, si dhe me drejtësinë dhe hetuesinë amerikane që mund të çojnë edhe deri tek burgosja ose arrestimi eventual i z. Berisha nga ana e shtetit, hetuesisë ose drejtësisë amerikane dhe kështu me radhë. Nuk është vetëm z. Berisha, peng ose pjesë e skenarëve ose planimetrive të ndryshme infantile, sfiduese, turbulente dhe tepër dubioze që kanë për qëllim acarimet, tensionimët ose pëshkallëzimët e gjithëmbarëshme shqiptaro-amerikane, por edhe lider ose politikan të tjerë shqiptar ose kosovar që shihen si koka krenare ose kryengritëse, respektivisht si kalorës ose gardian të dëshmuar të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, dhe kauzalitetit të përgjithshëm shtetror, nacional dhe historik të shqiptarëve. 
Dyndjet ose zbarkimët e Riçard Grenellit, Goran Bregoviçit ( e ndoshta edhe të ndonjë armate ose kontigjenti të caktuar agjentësh ose sigurimsash të specializuar shëbimësh të ndryshme sekrete ose intelegjente në prapavinë e tyre) në rivierën shqiptare, nuk janë të rastësishme. Nejse! (…)

Bëhet fjalë mbi Mikën dhe Aleatën e Madhe tradicionale dhe historike të shqiptarëve dhe superfuqinë kryesore të globit, siç janë SHBA-së.

 E tërë kjo në saje të projektëve dhe planimetrive të thella ose dubioze të “shtetit të thellë ose dubioz”.

Pjesë e “shtetit të thellë” ose dubioz, thonë se është edhe Xhorxh Sorosi së bashku me disa bisnesmen dhe politikan shqipfolës ose puroshqiptar në Kosovë dhe Shqipëri.

​​​​​Një digresion:

Siç dihet, edhe përkundës sondazhëve dhe epërsisë absolute të kandidates demokrate, Prof. Dr. Hillary Rodham Clinton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2O14 në SHBA, në saje të të ashquajturit “shtetit të thellë” ose “.dubioz” ( të quajtur ‘shtet mbi shtetin’ ) në kuader të të cilit thuhet se ndodhën të përfshirë ose inkorporuar njerëzit me të pasur të planetit së bashku me oligarkët ose multimilarderët rusë të Kremlinit etj., të cilët thuhet se i kanë nën kontrollë ose dispozicion total nga 7OOO -deri në 7O. OOO miliard euro ose dollar amerikan së bashku me rezervat e arit, xhevahirëve, rubinëve, safirëve ose diamantëve dhe kapitalit botërorë, duke i dirigjuar dhe manaxhuar luftërat ose konfliktët e ndryshme gjithandej globit, si dhe duke ndikuar në zgjedhjet ose emrimët e presidentëve, kryeministrave, pushtetëve ose qeverive të ndryshme gjithabdej globit dhe kështu me radhë: Për President të SHBA-së asokohe u zgjodh multimilioneri ose miliarderi i njohur amerikan, Donald Trump, si kandidat i Partisë Republikane. Pse (përse) ndodhi kjo?

Kjo ndodhi, sepse Hillary Rodham Clinton shihej si ithtare e kursit të rreptë ndaj Rusisë dhe Presidentit të saj Vlladimir Putin në përpjekjet e ty militariste, hegjeministe dhe ekspanzioniste në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

Ndërkaq, Donald Trump shihej si njeri i Rusisë ose, bashkëpunëtor i ngushtë bisnesor dhe afarist i oligarkëve ose multimiliardërëve të Kremlinit, i cili iunevojitëj kushtëve, rrethanave dhe raportëve të atëhershme (edhe të sotme mbase) konjukturale, nomenklaturale, manufakturale dhe të tjera të “shtetit të thellë” ose dubioz. E sidomos forcave ose qarqëve të ndryshme centrifugale dhe centripetale që kishim për qëllim “varrosjen” e karierës politike të Prof. Dr. Hillary Rodham Clinton, dhe mundësisht edhe të Kancelares aktuale të Gjermanisë, Dr. Angela Merkel, me anë të luftërave të ndryshme kabinetike, tregtare, ekonomike etj. Kjo për faktin se edhe znj. Merkel, ashtu sikuse znj. Clinton, mbanin qëndrim të ashpër ose të fortë ndaj kursit të mesipërm militarist, hegjemonist dhe ekspanzionit të Rusisë së Putinit etj.

Ndërkaq, duke përfituar nga mosmesimi (ateizmi), konfuzioni, averzioni, antagonizmat, divergjencat, diskprepancat ose disonancat e thella kognitive, linguistike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale dhe të tjera brendapërbrenda UE-së, me rastin e largimit ose brexitit të njohur anglez ose britanik, u arritën si të thuash rezultatët ose efektët e para (domino) të dislokacionit ose dekompozicionit të paramenduar të të ashtuquajturit “kompozicionit të përbashkët” të UE-së, të komponuar dhe dirigjuar nga SHBA-së, gjegjësisht të tërhequr, pilotuar ose komanduar nga lokomotiva dhe personeli i përbashkët franko-gjerman.

Gjatë kësaj periudhe, u rritën ose shtuan ndjeshëm ndikimë ose influencat e Moskës ose Kremlinit në fuqitë kryesore të UE-së, në Turqi, Ballkan dhe gjithandej.

Në Gjermani dhe Francë (plus në shtetët tjera të UE-së si Spanja, Italia, Belgjika, Austria etj.)-gjatë këtyre vitëve të fundit është shumëfishuar dhe multifikuar roli dhe ndikimi i politikës dhe diplomacisë së “sofistikuar” ose oligarkiste të Rusisë.

Vetëm në Gjermani, sot i keni sipërmarrësit ose oligarkët rusë pronar të gjigantit ose kompanisë së njohur “Rosman” si dhe të arit, bankave dhe kompanive të tjera gjermane.

Si për të mos u pajtuar me kaq, masoneria ose oligarkia ruso-serbe në bashkëpunim me mercenarët ose kolaboratorët e ndryshëm shqiptar ose shqipfolës në Kosovë, Shqipëri, si dhe me qarqët ose forcat e errëta, retrograde, paradoksale, diabolike, reaksionare dhe anakronike gjithandej, e shpallën ose miratuan në heshtje “rolin atërorë ose shpëtimtar” të Turqisë së Erdoganit, si “protektot tradicional për “muslimanët shqiptar” dhe muslimanët boshnjak të Sanxhakut dhe Herceg Bosnës. E tërë kjo si thikë ose shpatë me dyteha kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Edhe ish komandanti legjendar i Dukagjinit dhe ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me shantazhe dhe komplote të ndryshme vendore dhe ndërkombtare, u detyrua (për të dytën herë me radhë) të japë dorëhqeje nga posti ose funksioni i lartë i Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë që edhe Presidentit Biden dhe Administratës së tij, si duket nuk iu ngeli asgjë tjetër, përveç përligjies dhe ratifikimit të “status quove” ose atyre çështjeve dhe aspektëve “strategjike” ose “gjeopolitike” të Adminstratave të Presidentëve Trump dhe Obama mbi Kosovën dhe dialogun (monologun) Kosovë-Serbi.

Në Gjermani ndërkaq, me përjashtim të Kancelares Merkel, mund t’i numroni në gishta politikanët ose diplomatët tjerë gjerman që kanë simpati ose bindje pozitive për Kosovën dhe shqiptarët. Edhe Armin Laschet thonë se është i përgjedhuri dhe preferuari i Rusisë dhe “shtetit të thellë” ose dubioz për Kancelar të ardhshëm të Gjermanisë.

​​​Mos të flasim për Francën! (…)

​​Paralele, apologji dhe analogji të ndryshme në sfond:

Me 8 janar të vitit 1918, Presidenti Wilson do iaprezantonte Kongresit dhe Senatit Amerikan ‘plan-programin’ e tij (prej 14 pikash) mbi paqën dhe sigurinë botërore pas përfundimit të LPB. Duke i përfshirë këtu edhe vendimet e njohura (urbi et orbi ose ultima ratio) të “Antantës së Madhe” -kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” (me 1918-1919) dhe të ngjajshme, të cilat nuk do i ratifikonte asokohe Kongresi Amerikan, me anë të nënshkrimit të “marrëveshjes separate” me Gjermaninë nè vitin 1921, si përgjigjie ose ragim indiskret ose insubordinues ndaj vendimëve të rënda të “Antantës së Madhe” kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” me 1919.

Gjatë asaj periudhe, gjegjësisht gjatë “vitëve të njëzeta” të njohura si “të njëzetat e arta (golden twentis)” të shekullit të kaluar, në kuader të “neutralitetit dhe prosperitetit të pasluftës”: SHBA-s- nën mandatin e presidentëve republikan, Harding (1921-1923) dhe Coolding (1923-1929)- do zbatonin një “politikë tradicionale, neutrale dhe izolacioniste” në raport me të tjerët. 

Ndonëse, dikur me vonë do të rishfaqet Organizata ose Klani i njohur “Ku Klux Klan” së bashku me të “Premtën e zezë” në Bursën (Berzën) e New Yorkut me 1929, si dhe shumë ngjarje dhe zhvillime të tjera turbulente, dramatike dhe tektonike në SHBA-s dhe gjithandej globit. (lëxo krizën dhe recesionin e madh botëror në tetor të vitit 1929).

Presidenti Hoover (1929-1933) në formë moratoriumi, do e shpaloste planin e pagesës së borxhëve ose reparacioneve luftarake të shtetëve të ndryshme europiane ndaj SHBA-s etj.

Ndërkaq, për t´i shmangur kolapsin dhe katastrofën e thellë ekonomike, qeveria gjermane atëbotë ishte e detyruar të ndërpriste “rezistencën” e njohur ekonomike, politike, sindikaliste etj. Duke vazhduar kështu me pagesën e rregullt të borxheve ose reparacioneve të parapara luftarake ndaj “Antantës së Madhe” dhe të ngjashme.

Si rezultat i saj, qeveria gjermane (nën Gustav Stresemann) kishte arritur që te zbuste inflacionin dhe të stabilizonte valutën e saj nacionale. 

Mirëpo, edhe përkundër kësaj, e djathta ekstreme në Gjermani, atëbotë krizën dhe pakënaqësitë e shumëta në vend i kishin shfrytezuar për një luftë të pakompromis për pushtet-kundër Qeverisë së atëhershme gjermane. Forcat e reja konzervatore dhe djathtiste dhe paria e vogël nacionalsocialiste nën Adolf Hitlerin, më 8 dhe 9 nëntor të vitit 1923, do e organizonin një puç ose grushtshtet të vogël ushtarak në Munih (München), të cilin qeveria e atëhershme e Bavarisë në bashkëpunim me forcat e armatosura do e shuanin ose ngulfasnin me forcë. Duke e shuar në këtë mënyre aktivitetin e lëvizjes së atëhershme nacionalsocialiste për disa kohë ose vite me radhë. 

Amerikanet dhe britaniket në ndërkohë do dilnin hapur me planin e njohur të ‘Dawesit’ në vitin 1924, sipas të cilit Gjermanisë do t’i ipeshin kredi dhe beneficione të tjera me qëllim të stabilizimit të valutës dhe ekonomisë së saj. 

Aty ishin edhe “Traktati i Locarnos” me 1925- mbi njohjen e kufinjve tè Francès nga ana e Gjermanisè sè bashku me “Marrèveshjen e Rapalit” me 1922 nè mes Gjermanisè dhe ish Bashkimit Sovjetit (BRSS), “Planin e Youngut” nè “Konferencèn e Gjenevès” me 1929 etj.

E çliruar një trohë nga kriza e rëndë dhe nga ngarkesat e shumëta ekonomike dhe ushtarake ndaj Antantës, Gjermania atëbotë në mënyrë të rregullt do vazhdonte t’i paguante borxhet ose reparacionet e saj luftarake. 

Ndërkohë që po në vitin 1924 edhe trupat (okupatore) franceze do të tërhiqeshin nga Krahina e Ruhrit. 

…Dhe kur në vjeshtën e vitit 1929, githeçka fliste për një zhvillim të përgjithshëm paqësor dhe demokratik në kontinentin e vjetër etj. Si papritur, apo si një re e zezë, në botë do të ndodhte recesioni ose kriza e madhe ekonomike! Duke nënkuptuar këtu të ’Premten e Zezë’ në Bursën e New Yorkut më 25 tetor 1929 dhe fillimin e krizës botërore e cila Gjermanisë asokohe do i sillte fatkeqësi dhe probleme të shumëta. Kjo në radhë të parë për faktin se industria dhe ekonomia e pergjithshme gjermane ishin të varura dhe ndikuara nga investimet dhe kapitali i huaj. Kryesisht nga investimet ose kapitali i njohur amerikan. 

Ndaj, mu për këtë, kriza dhe thyerja e atëhershme e Bursës së New Yorkut, në Gjermani kishin shkaktuar inflacionin dhe papunësinë e lartë. Duke iu kontribuar në këtë mënyrë krizave të mëvonshme politike dhe ekonomike, që për shkak të një demokracie të pakonsoliduar dhe tepër fragjile në vitet e tridhjeta, do thellohëshin vazhdimisht. 

Qarqet dhe strukturat e fuqishme konjunkturale dhe nomenklaturale të vendit, kishin vendosur të favorizonin dhe mbështesnin ‘planin’ e Adolf Hitlerit i cili ishte zotuar për përfundimin e menjëhershëm të ‘luftës klasore’ në Gjermaninë e atyre viteve dramatike. 

Kancelarèt Von Papen, Wilhelm Marx, Müller dhe gjeneral- marshallët e njohur Schleicher dhe Hindenburg që i kishin zëvendësuar Heinrich Brünningun, Gustav Stresemanin etj… asokohe ishin vetëm ” kuaj trojan” ose ‘kukulla’ -para ardhjes në pushtet të Adolf Hitlerit më 30 janar 1933.;

Duke shkatërruar dhe varrosur në këtë mënyrë edhe atë trohë demokracie të mbetur nga Republika e Weimarit . Kjo për faktin se në zgjedhjet e jashtzakonshme më 31 korrik 1932, nacionalsocialistët i kishin fituar mbi 37% të votave në Reichstagun e atëhershëm gjerman. Duke u pozicionuar kështu si forca më e madhe politike në vend.

Ndërkaq me rastin e vdekjes së presidentit Hindenburg, më 2 gusht 1934, Adolf Hitleri ishte bërë edhe president i Gjermanisë. Duke qenë në ndërkohë edhe kancelar edhe president i vendit. 

U mor vesh se vendimet ose diktatët e njohura “urbi et orbi” ose “ultima ratio” të “Antantë së Madhe”-kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” me 1919 së bashku me levizjet ose përpjekjet e njohura “revolucionare” ose bolshevike të Kurt Eisnerit, Karl Leibknechtit, Rosa Luxemburgut dhe komunosocialistëve të tjerë mbi ngritjen ose konstituimin e të të ashtuquajturës “Republikës Sovjetike të Bavarisë” ose “republikave” tjera me koncepte dhe ideologji bolshevike ose rusosovjetike” në Gjermani: Sipas politologëve dhe historianëve të specializuar dhe kompetent, çuan në rënien ose shkatërrimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të “Republikës së Vajmarit” (Weimar Republik) në Gjermaninë e vitëve të njëzeta dhe tridhjeta të shekullit të kaluar.

Ndryshe nga kjo, bazat e industrisë dhe ekonomisë gjermane gjatë vitëve të njëzeta dhe tridhjeta të shekullit të kaluar (sidomos në fushën e xehëtarisë ose mineralogjisë, ose thënë me mirë në industrinë ose teknologjinë e përpunimit të hekurit, plumbit, zinkut, çelikut, arit ose argjentit etj.) ishtin aq tè forta ose të fuqishme, saqë edhe përkundër reparacionëve të rënda ushtarake ose luftarake të Gjermanisë ndaj “Antantës së Madhe”, atëbotë funksionin me metodat e njohura racionale dhe integrale ose integrative.

Berlini i atyre vitëve nuk ishte vetëm qënder rezidenciale, politike, finansiare ose ejonomike, por edhe një metropolë e shkëlqyer përmasah globale ose planetare.

Wolfgang Kappe, gjeneral-mareshallet e njohur Paul von Hindenburg dhe Erich von Falkenheim, Wilhmel Marx, Friedrich Ebert, Gustav Stresseman, Heinrich Brüning, Franc von Papen, Max Badenski, Müller, Philipp Shiedeman, Lüdenberg, Landberg, Ditman, Bart dhe të tjerë, gjatë asaj kohe ishin figurat qëndrore të politikës gjermane për të cilët kam shkruar edhe më herët.

Ndryshe nga kjo, në zgjedhjet parlamentare të vitit 1919, Socialdemokratët gjerman nuk e kishin siguruar shumicën në parlament, kështu që Socialdemokratët gjerman (SPD) kishin qenë të detyruar të bashkëpunonin ose bashkëqeverisnin me Partinë Demokrate Gjermane (DDP) dhe Qëndrën Katolike Gjermane për të formuar Qeverinë e atëhershme gjermane në frymën e “Republikës së Vajmarit”, si dhe duke e mbrojtur dhe siguruar në ndërkohë edhe Prusinë.

Ndërkaq, në vitin 192O, Garnizoni i Berlinit do të bënte grushtet (puç) ushtarak kundër qeverisë së majtë, duke e sjellur në pushtet afaristin dhe industrialistin e njohur gjerman, Wolfgang Kappe dhe forcat e qëndrës së djathtë.

Ndërkohë që Partia Komuniste ose e majta ekstreme në Gjermani, gjatë asaj periudhe do shënonin një rritje të ndjeshme, duke e ngritur ose themeluar edhe të të ashtuquajturen”Republikën Sovjetike të Bavarisë” me 7 prill të vitit 1919, e cila do të anulohej me forcën e njohur ushtarake me 3 maj të vitit 1919.

Edhe ethët ose pandemia e njohur spanjolle (menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore!) edhe në Gjermani e kishin bërë të vetën. 

P.S.

Zgjedhja ose ardhja në pushtet e kancelares historike të Gjermanisë, Dr. Angela Merkel e njohur dhe quajtur shpesh edhe si ” Zonja e Hekurt” ose Gruaja më e Fuqishme e Globit, do shënojnë në ndërkohë edhe një epokë të re për Gjermaninë si dhe për vet marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme botërore ose ndërkomëtare. 

Bëhet fjalë mbi kursin, vizionin dhe filozofinë e re të Dr. Angela Merkel në jetën e përgjithshme qeveritare, politike dhe diplomatike të shtetit dhe popullit ( kombit) të madh gjerman në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Sidomos në kursin dhe vizionin e ri në politikën e përbashkë të BE-së dhe kështu me radhë.

Për dallim të etapës ose periudhës së krizës dhe recesioni të madh finansiar ose ekonomikë në mandatin e kancelarit Schröder, në kohën e udhëheqjes ose qeverisjës së Dr. Merkel, Gjermania ka njohur si të thuash lulëzim ose renesansë të vërtëtë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Në fushën e njohur industriale, tregtare dhe ekonomike-sidomos. 

Me afro 45 milion punëtorë të rregullt si dhe me një buxhet dhe suficitë të madh finansiar, tregtar ose ekonimkë që kapin shifrën e qindra miliarda ose biliarda eurove ose dollarëve amerikan, Gjermania e sotme është padyshim njera prej fuqive ( superfuqive) kryesore të globit.

Mos të flasim këtu mbi rolin dhe angazhimet e njohura kolosale dhe titanike të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Kancelares Merkel në strehimin dhe menaxhimin e krizës së madhe të refugjatëve të shumtë nga Siria dhe na e gjithë bota në këtë vend të madh. 

Ndërkohë që angazhimët dhe kontributët e fuqishme të Gjermanisë dhe Kancelares së saj, Dr. Angela Merkel për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, mund të vlerësohen epokale dhe historike. Pa dashur të zgjatemi kësaj radhe me tepër në këtë tematikë të rëndësishme e cila i tejkalon kornizat e këtij vështrimi. 

Për me tepër ndërkaq, duke filluar nga Konrad Adenaueri dhe deri tek Dr. Angela Merkel, liderët e zgjuar dhe kompetent të Gjermanisë; e kanë kombinuar, balancuar, eksploruar dhe avansuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social, si dhe patriotizmin e tyre me edukatën, kulturën dhe mentalitetin e shkëlqyer industrial dhe ekonomik. 

Nëse kriza globale dikur mbërriti edhe në Gjermani, ajo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë.Në këtë kontekst, Europa u detyrua tè kërkojë rregulla të reja në tregjet financiare dhe ekonomike ku Gjermania ishte dhe mbeti një kampione e eksporteve”, – siç u shpreh dikur Kancarlarja Gjermane, Dr. Angela Merkel.

Se këndejmi, një vit pasi kriza finansiare dhe kredidhënë e kishte kapluar ose pushtuar Europën, vëmendja e liderëve gjerman ishte fokusuar tek menaxhimi i krizës si dhe tek strategjia dhe planifikimi i së ardhmes. 

Ndërkohë që  kriza nxorri në pah urgjencën e ngritjes së disa pyetjeve kardinale dhe ekzistencialiste si për shembull: A është “modeli europian” i bazuar ne kufijtë e hapur, tregtinë e lirë, sistemin zemërgjerë, si dhe në një mirëqenie për të gjithë, në një botë të globalizuar? Si mund të përqaset ose ravijezohet dhe adaptohet tregu i përbashkët i financëve dhe kapitalit me tregtinë ose realitetin, sipas të cilit vetëm qeveritë kombëtare vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat shkojnë keq?

Në këtë kontekst, gjermanët kishin fakte, argumente, kushte dhe motive të mjaftueshme për të besuar se qeveria e tyre po i mbronte nga kriza. Skemat e punës me afat të shkurtër patën shpëtuar shumë vende pune. Megjithatë, ekzistonte frika latente ose permanente sipas të së cilës, problemet e mëdha ose kardinale janë lënë ose shtyrë për më vonë. 

Në Bruksel, Londër, Paris, Moskë dhe Uashington, zyrtarët e lartë profesional dhe kompetent, gjithëmonë i kanë përcjellur me vemendje dhe interesim të shtuar ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme në Gjermani. 

Psikologjia politike, pos tjerash na ndihmon për tè ditur dhe kuptuar se gjermanët e disiplinuar, gjentil dhe vigjilent, gjithëmonë me qetësi dhe maturi të pashoqe i kanë menaxhuar dhe tejkaluar krizat e ndryshme në planin e brendshëm, si dhe në atë të jashtëm. Sidomos pandeminë globale (Covid 19) etj.

Ndonëse, askush nuk e di me saktësi të plotë, nëse Evropa (UE-së ) është larguar përfundimisht nga kriza?

 Shtoja këtu edhe krizën ose pandeminë globale të “Corona Virusit”! (A.Sh.)