Sot e paska Ditëlindjen Avni Ponari i 8 kompanive të Grupit “Sigal…” në Tiranë, Prishtinë e Shkup, me kapital vendas e të huaj, lider e pararojë, ma e suksesshmja e tregut të Sigurimeve në Shqipëri e Rajon; Konsulli i Përgjithshëm i Nderit i Japonisë në Shqipëri; i Fondit të Pensioneve Private Sigal Life Uniqa; i turizmit bregdetar e tashti atij  alpin elitar me “Grand Hotel Valbona” me pesë yje; drejtues e aksionerë në disa kompanis si koncesionarë makinash, në financa, etj. President i Federatës Shqiptare të Basketbollit; i Klubit të Artit e Kulturës në Durrës; i Platformës online dhe pa pagesë në Shqipëri ‘Audiobooks.al’; antar i disa bordeve profesionale kombëtare e ndërkombëtare; etj.

Avni Ponari, në/nga veprimtaria e tij,  duket  se ka plot forcë fizike e fuqi shpirtërore nga trupi e jeta e vet, nga puna e vet, saqë rigjeneron vazhdimisht energji pozitive nga vetëvetja e tij për kohën e njerëzit, për të ardhmen. Përditë e ma i ri, i mbetur i tillë nga cdo kohë që iku dhe nga cdo kohë që vjen. E ka fatin të jetë gjysh e të mbetet djalosh, të punojë si biznesmen e të jetojë si humanist. Plot vitalitete. Qytetar me misione, biznesmen misionar.

Avni Ponari është një figurë publike e njohur gjerësisht për kontributin e tij të konsiderueshëm në fushat e zhvillimit ekonomiko-social të Shqipërisë  dhe në rajonin e Ballkanit,  me rol mbështetës, të vazhdueshëm e të fuqishëm dhe ndikim pozitiv në zhvillimet e jetës ekonomike, sociale, kulturore, sportit, edukim,  etj.

Avni Ponari i mbulon me sukses sigurimet më të rëndësishme të shqiptarëve, sigurime që iu afrohen atyre në ditë të rëndësishme dhe të nevojshme. Si i tillë, Avni Ponari është njëri nga njerëzit reformatorë të shoqërisë shqiptare, ai i ngjan me një “shtet” bujar e korrekt, një kujdestar i qindra- mijëra shqiptarëve që gjeneron ajër dhe shpresë.

Avni Ponari, gjithë kjo CV e tij, tregon e dëshmon se është njeriu që jep oksigjen…me miliona Euro apo USD për njerëzit e bizneset si me Siguracionet SIGAL (Fondi i Pensioneve, TeleShendeti, etj.), për sportin e basketbollit në Tiranë, Prishtinë, Tropojë, Shkodër e Vlorë si dhe në volejboll, futboll, alpinizm, tenis e aeronautikë etj.;  për edukimin e arsimimin e gjeneratëve të reja me mbështetje financiare për nxënësit për studime; për projekte sociale në dobi të fëmijëve, zonave rurale dhe iniciativave mjedisore, investimin në shkolla sin ë Fierzë, Vermosh, Nivicë etj., për festivale  kombëtare; për botime të librave me interes shkencor e shoqëror, për mediat print e online me reklamat (ndër to dhe “Gazeta e Alpeve”), për njerëzit në nevojë në spitale, etj.

Shqipëria e Shqiptarët në Ballkan, në këto kohë të vështira të pandemisë e ekonomisë shqiptare e globale, me ndotje të dukshme të mjedisit e politikës, me me prodhime të tepërta gazrash në mjedise ekonomike e sociale, kanë nevojë për njerëz si Avni Ponari që japin oksigjen për kohën e shoqërinë, kanë nevojë për Avni Ponarë!