Marredhenia midis Partise Demokratike dhe me gjere popullit opozitare me perfaqesit e huaja eshte ne nje situate tejet kritike. Ne menyre te pakundershtueshme mund te themi se strategjia e ndjekur nuk ka sjell rezultate pozitive.
Kjo situate, sado e rende te jet per ne nuk eshte nje fatalitet i pakthyeshem. Shoh nje zemerin dhe sulm te madhe te shume politikaneve ndaj perfaqesive te huaja. A mendojne vertet keta perfaqesues politik se keshtu do ndryshoj qasja e diplomateve?
Marredheniet diplomatike jane nje bote ku logjika e ftohte dhe arritja e objektivave te qarte duhet te mbizoteroj gjithmone. Kandidatet per Kryetar te Partise Demokratike duhet te prezantojne nje strategji te qarte se si do i ndryshojne keto marredhenie dhe se si do krijojne pak e nga pak nje rrjet te fuqishem miqsh per Shqiperine ne arenen nderkombetare.
Une nje ide e kam hedhur ne plateformen qe kam hartuar per partine demokratike dhe po e shkruaj edhe nje here ketu:
Veshët për të degjuar : grupi i influencës ndërkombëtare për të krijuar rrjetin e miqve të Shqipërisë
Marrëdhënia me ambasadorët dhe më gjerë me partnerët ndërkombëtarë ka qënë dhe mbetet nje pikë e dobët e veprimtarisë sonë opozitare. Ta pranosh një gjë të tillë nuk është turp, është një nevojë ekzistenciale.
Mund të ndodh që të vijë një apo edhe dy ambasadorë që mund ti konsiderojmë të këqinj në vendin tonë, por kur kjo gjë ndodh për mbi 8 vite, atëherë, duhet të fillojmë te bëjmë pyetjet e duhura vetes dhe më pas t’iu japim përgjigjet e duhura.
Duhet të krijohet një grup influence por një grup infuence i një lloji tjetër, një grup influence që të mbështetet më së pari mbi diasporën. Eksperienca e fundit e një shoqate tregon se është e mundur të mblidhen Shqiptarë të diasporës nga çdo qytet i botës për të mbrojtur kauzën e votës së diasporës dhe për të çuar zërin e Shqipërisë pranë politikanëve lokalë të vendeve në të cilët banojnë.
Duke pasur një apo disa përfaqësues të diasporës që vazhdimisht komunikojnë me politikanë me miq të Shqipërisë krijohet një rrjet i madhë dhe i fortë ne dobi te kauzës opozitare. Këto miq do të bëhen pastaj ambasadorë të Shqipërisë pranë qeverive të tyre dhe do të bëhen një presion i përhershëm mbi ambasodorët ne Shqipëri të cilët nuk do te mbyllin dot më sytë mbi disa realitete fatëkeqe.
Një koordinator i përgjithshëm duhet të jetë i bazuar në Shqipëri i cili duhet të ketë rolin e mbajtjes gjallë të këtij rrjete dhe për të garantuar një koherencë të përgjithshme të veprimtarisë së grupit.
Detyra e dytë e këtij grupi duhet të jetë çuarja lartë e mundësimit të votës së diasporës. Pasuria e madhe që përbën diaspora është tërërisht e përjashtuar nga marrja pjesë në proçeset vendimarrëse në Shqipëri. Ndërkohë ajo është ndoshta e vetmja forcë e gjallë ne vendin tonë e cila gjendet tërërisht jashtë presioneve dhe influencave të bandave dhe korrupsionit.