Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn e lejon vaksinën e Astrazenecës në të gjithë Gjermaninë për të gjithë të rriturit. Kjo vlen që tani e tutje. Deri tani, megjithatë, vaksina ka qenë pak e kërkuar.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn (CDU), tha se ata që dëshirojnë të vaksinohen, duhet të kenë mundësi të vaksinohen kundër Coronas në të ardhmen, pavarësisht nga lista ende aktuale e përparësisë – po të zgjedhin si vaksinë AstraZenecan.

Jens Spahn I PK AstraZeneca in Berlin

Spahn e pati bërë propozimin përkatës të enjten në diskutimet me ministrave e federatës dhe të landeve. Kjo do të mundësonte që nga mbrojtja e plotë e vaksinimit të përfitojnë më shpejt më shumë njerëz. Aktualisht në Gjermani janë vaksinuar 7.1 milionë ose 8.6 përqind e qytetarëve gjermanë. Pothuajse një në tre vetë tretë ka bërë të paktën 1 vaksinë: 30.6 përqind. Në verë, një ofertë vaksinimi pritet të marrin edhe 12 deri në 15 vjeçarët.

Vaksinimet mund të bëhen nga mjekët e familjes

Vaksinimet duhet të bëhen nga mjekët e familjes në landet federale. Ata që dëshirojnë të vaksinohen mund të kontaktojnë mjekët e familjes për t’u vendosur në listën e pritjes për AstraZenecan. Sidoqoftë, sasia e Astrazenecas është e kufizuar në disa lande federale.

Afghanistan Kabul Impfung gegen Coronavirus

Nga ana tjetër, në landin e Rinit Verior-Vestfalisë (NRW), të rinjtë mund të vaksinohen që tani kundër koronavirusit me Astrazeneca nga mjekët e familjes. Kjo u konfirmua nga një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në landin e Rinit Verior-Vestfalisë. E njëjta gjë vlen edhe për Bavarinë, Saksoninë, Berlinin dhe Hessenin. Mecklenburg-Pomerania Perëndimore gjithashtu prej disa ditësh ua vaksinon vaksinën e mbetur Astrazeneca personave më të rinj se 60 vjeç.

Sipas informacionit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë (BMG), në maj do t’u dorëzohen mjekëve të familjes rreth 2.8 milionë doza Astrazeneca.

aud (zdf,dpa)