Në Zgjedhjet Parlamentare të Shqipërisë të 25 Prillit 2021 është kandidate për deputete e PD-së e Koalicionit të saj për Ndryshim, e Qarkut të Tiranës, Albana Vokshi – Drejtuese Politike e PD-së për Njësitë Administrative Nr. 9 e 11 të qytetit të Tiranës (me rreth 150 mijë banorë), prej vitit 2009 është zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë, është kryetare e Lidhjes Demokratike të Grave të Shqipërisë, etj,
Përndryshe: ing. Albana Vokshi – mrs. në Administrim, politikane e mirënjohur në Shqipëri, është stërmbesa e Sylejman Vokshit – Hero i Popullit (1815-1890), një nga figurat kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Komandant i Ushtrisë së Lidhjes, si dhe e Asim Vokshit- Hero i Popullit (1909-1937), ushtarak vullnetar e martir në Luftën e Spanjës.
Fakti që kjo politikane elitare e PD-së, e Qarkut të Tiranës, e Kuvendit të Shqipërisë, Albana Vokshi, është pasardhëse e Sylejman Vokshit e Asim Vokshit të Rajonit të Gjakovës është pak i njohur në Shqipëri, ndaj në këtë Elektoriadë votat për Albana Vokshin i cilësojnë si nderim dhe për këto dy figura historike të Kombit Shqiptar.

Ramiz LUSHAJ

Tiranë, 23 prill 2021