Rreth 1700 pacientë të shtruar në spitale

Gjatë ditës së nesërme në Maqedoninë e Veriut pritet të arrijnë 10 mijë dozat e para të vaksinave Pfizer, ndërsa dërgesa e dytë me po të njëjtin numër të vaksinave pritet të vijnë me 26 Prill.

Sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinat do të vijnë me aeroplan i cili do të zbres në Aeroportin e Sofjes, ndërsa pasdite me transport të veçantë pritet të mbërrijnë në Shkup. Ministri i Shëndetësisë,Venko Filipçce, ditë më parë bëri të ditur se me 28 Prill do vijnë edhe 200 mijë vaksina kineze.

Ndërkohë, nëpër punket e vaksinimit vazhdon procesi i vaksinimit të qytetarëve mbi 70 vjeç. Nga ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se procesi i vaksinimit po zhvillohet sipas planit të paraparë.  Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar rreth 39 mijë qytetarë, nga të cilët rreth 13,000 kanë marrë vaksinën Astrazeneka, pak më pak se 3,000 vaksinën ruse Sputnik dhe rreth 1000 nga Kina. Nëse llogariten edhe personat që udhëtuan në Serbi për t’u vaksinuar numri i qytetarëve që kanë marrë vaksinën është mbi 45 mijë, ndërsa rreth 170 mijë të tjerë presin radhë për imunizim.

Ndërkohë, situata me pandeminë vazhdon të ngelet e njëjtë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se në 24 orët e fundit në qendrat Covid të spitalet e vendit janë duke u mjekuar 986 pacientë të infektuar me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë me korona virus të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet tjera të vendit, është 1687 dhe ka 330 shtretër të lirë në qendrat Covid”, njoftojnë nga MSH-ja.

Ndërkohë, kanë ngelur dy ditë deri në mbarimin e masave restriktive, kufizimet vlejnë deri më 20 Prill. Edhe pse ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ditë më parë paralajmëroi se kjo çështje do të diskutohej në fundjavë deri më tani nuk ka asnjë njoftim për opinionin. Nëse do të vazhdohen apo jo masat sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe do të varet nga  situata epidemiologjike.