Bota kaloi një fazë shumë të rëndësishme të vaksinës së koronavirusit gjatë kësaj jave: janë prodhuar mbi 1 miliard doza.

“Prodhimi vazhdon me ritme të larta. Ndërsa u deshën disa muaj për të arritur në një miliard doza, ne do të arrijmë dy miliardë deri në fund të majit”, sipas të dhënave nga Airfinity, një kompani e informacionit dhe analizave shkencore..

  • Kina është prodhuesi më i madh dhe eksportuesi më i madh, veçanërisht tani që India po frenon eksportet për të luftuar një valë të dytë të ashpër të këtij virusi.
  • Rusia, Zvicra, Koreja e Jugut, Brazili dhe Afrika e Jugut po prodhojnë doza, por mbeten prapa pesë prodhuesve në grafikun e poshtëm.
  • SH.B.A-ja ka mbajtur pothuajse të gjithë rezervën e saj për përdorim të brendshëm, por pret që të bëhet një eksportues kryesor pasi të plotësohen nevojat e brendshme.

SH.B.A-ja ka administruar gjithashtu dozat më të shumta deri më tani, me 23% të totalit global, sipas “Our World in Data”.

Sipas shifrave 21% e të gjitha vaksinave kanë ardhur në Kinë, 14% në Indi, 5% në Mbretërinë e Bashkuar dhe 4% në Brazil. Kontinenti i Afrikës ka administruar vetëm 1.6% të totalit.