​Liga Unike vulos zyrtarisht çeljen e aktivitetit të përbashkëtbasketbollistik. Tashmë në protokollet e ndeshjeve janë firmosurrezultatet e tre sfidave të para, zhvilluar në Rahovec.

​Ekipet e Vllaznisë, Tiranës, Gogës, Sigal Prishtinës, KB Ylli, Rahovecit dhe Pejës, janë ndeshur midis tyre, duke përcaktuar ekipet gjysmë-finaliste.

​Emocioni i çeljes, vazhdon të jetë në kulm në të dyjakampet, andej dhe këtej kufirit. Gjithçka do të kulmojë nëpërcaktimin e Kampionit historik të kësaj lige kaq unike. Nëpallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në datat 13 dhe 14 Prill.

​Realizimi i kësaj ëndrre të shumëpritur, anagazhon dhetërheq pas vetes, lojtarë në fushë dhe jashtë saj,grupe pune, gjyqtarë, trajnerë, komisarë, sponsorë, mediume të ndryshme.

​Tre gjyqtarë dhe dy komisarë nga Shqipëria kanë firmosurprotokollet e para, shumë të tjerë do të pasojnë në ndeshjet nëvazhdim.

​Sa na gëzon fakti që historia e kësaj lige po shkruhet, aqdhe na detyron ta shkruajmë mirë e mbarë!

​Falenderues, për të gjithë ekipet pjesmarrëse, drejtuesit e tyre dhe çdo aktor që Ligën Unike do ta bëjë faktor!

​Suksese me zemër,

​Fituesi kësaj here është BASKETBOLLI…!