Gegsit e Gegnisë Epër, permendur në prehistori,

në djep epikash kanë nisë jetën,

në Curraj Epër, aty ngulun mal e qiell,

në mriza shekujsh këta dragonj luftë me kuçedrën,

kurrë s` lshuan troje s` falën lirinë,

anmiku kurrë nuk ua pa shpinën, krahnuer kërleshur në shekuj,

kenë e janë,

kreshtë e mal lidhë në brezni!

 

Heu, vikamë,

po më therrasin orë e zana,

Thermes, Pikut e Lumit Plasë,

në Rrasë të Currajve këndoj legjenda,

gjej eposin në Curraj- Epër,

kreshnikë shekujsh lind kjo amë,

iliriane, kjo Dardanë!

 

Mriz në mriz lëshon rrajë mbi gur,

Kryenaltë në rrfe, shkreptima,

Sot uroj me shpirt një burrë,

Një pinjoll, që shkelqen si prilla,

Si pranvera në Nikaj- Mertur,

Edhe njëqind mote mik fisnik Skender Përpepa,

T`u shtoftë ama, të shndrittë jeta!

 

Pat krisë pushka në thepa e kreshta,

Aso kohe,

Në Kaki, Therme e Kore,

-O ç` asht pushka, heehej more,

Gjegjen bjeshkët, Amë e kulla,

Sot na u shtuan Kukelanat,

Lind një princ gjak Skenderbe,

në Përpepaj,

qesh pranvera, lot gezimi në sy rrjedh gurra…

 

Në kullë të ndritur të Kukel Ndout,zoti fali sot një pinjoll,

Qeshi prilli, çeli gemi, dielli rrezet flakëroi,

Skender në shkemb iu skalit emni,

Pjetër Kukelin zoti e gëzoi,

Një pushkë në fis, një mriz gjelbroi.

 

U rrit djali në djep eposi,si pip ahu që lyp dritë agu,

Etun për drtë e dituni,

I randë shkambi i ketij pragu,

E randë rruga kah u nis, plagë, furtunë dhe stuhi,

Lisa t` rrexuam në çdo hap,

Udha nxanë me ortigje, absurdi I luftës së klasës!

 

Sakrificat ma sublime, e kalitën këtë mriz ame,

Rrugë e gjatë, me plot shtërngime,

Librat në gji, në borë e në shi,

Syni I shqiponjes shkendi,

Katër orë udhëtim në male,

Rrasa e Currajve sot është deshmi,

Ç` sacrifice dragoniane,

Sot legjendë për brezin e ri…

 

Në anale formimi i tij, udha hyri në bri të dhisë,

Pse se ishte princ në Përpepaj,ë pse ishte nip i Kukelit,

Kukel Ndout,

Legjendes të tanë Malsisë,

I dokës, fjalës, burrnisë,

I bukës, barutit,

Nip i ndritur i Rrustem Alisë,

daja i tij,

Trim, urtar, ama e odave, rranja e filozofisë..

I Mulaj fis bajraku,

Kulla e tij ne ballkon dielli…

 

Po Shqiponja rron në shqiponja,

Si nga puna, lufta e doka,

Si nga fjala, drita e pena,

Si nga ara, kau , parmenda,

U ngjit thekshëm në shtigje jete,

Rroku në gjoks universitete,

Ky pinjoll skifter- zgalem, andrrën bëri realitet.

 

Ku asht sot ky djalë, ky burrë,

Ky nder Kombi,

Ky shkamb shpirti

Ky princ fisi,

Ky legjendë në Nikaj Mertur,

Ky rreztor botës ku shkel dielli..

Sot qëndron në maja të burrnisë,

Simbol, fjale, bese nderi,

I Malsisë,

Nder në amë i shqiptarizmës,

Ingliterrës në mes Londonit,

Sot ka ngul kullën e trollit,

Flamurin e Gjergj Kastriotit,

Valvitë në qiej,

I shejtnuemi bir i zotit..

në maja burrninë e nder e asht,

asht e gjak i Kukel Ndout!!

 

Gjaku i babëe , gjaku i gjyshit,

Gjaku i Arbnit lumë në zemër,

Me dituni, punë të fisëshme,

Ngriti kshtjellë ekonomie,

Mes Europës bëri emën,

Qytetar, humanitar,

për fistar, bashkëatdhetar,

Curraj –Epër, Trojë e parë!!

 

Si Kukeli mot në mot,

që i ndezi kreshtat me barot,

që u ndesh me serb e malazez,

bashkëtrimtarë me Bajram Currin,

që kurrë rrajtë trollit s`ia shkulën,

bukë e pushkë, lahutë

tri simbole e zdritën kullën,

dhe ky princ i brezit të tretë,

prin i pari në stuhi ,

syshqiponjë, punetor si bletë

miq e shokë rreth zgjoit i mbledh…

 

Realizuan andrrën e shekullit,

Shkruar shpirtit në libër të breznisë,

Ecën krah shtegut të diellit,

Vranë, Mrreth, hypën në Pik,

E në shesh t` Currajve t` Logu i Kishës,

Sosën rrugën ne makinës,

Atë qe shteti për njëqind vjet nuk e bëri,

Amës gjakut, trollit, shpirtit ia banë djemtë e vet!

 

Ky burrë me kaq vlerë,

Kombit i fal za e nder,

Kudo është i ndritur në faqe,

Cilësuar ndër atdhetar me Urdhërin “Nënë Tereza”

Krenari, ajke, voshtinë blete,

Sot dhe Ambasador Paqe,

Zoti e bekoftë në jetë – jete!!

 

Krenohu bjeshkë e vërri,

Krenohu mal e kreshtë, thep e gur,

Krenohu dhe ti Malsi,

Fise Nikaj- Mertur,

Kombi ynë, Arbni,

për këtë djalë, për këtë burr,

një Mriz Currajsh, nip Kukeli,

Kukelan që s` epet kurrë,

As në qeti, as në borë, stuhi,

As në detet dallgë e gas,

Jetën prapa ka ogiç, nderi e lavdia pas!

 

Fier, 10 prill 2021