Nga Shpetim AXHAMI – Kryetar i PLL të Shqipërisë
Sot në 82 vjetorin e pushtimit fashist kanali televiziv fashist i 2021 Top Channef hedh vrerë dhe deformon historinë e fakteve të vërtetuara tashmë se si u pushtua Shqipëria nga Italia fashiste dhe rezistenca që bëri Mbreti Zog I ndaj presioneve të atehershme.
Shkurt Mbreti Zog u detyrua të largohet si gjithë mbretërit e vendeve të pushtuara për efekt sigurie me vendim parlamenti me datë 9 Prill e jo me datë 7 Prill si benjaminët e byrosë politike vazhdojne të shpifin.
Ahmet Zogu kurrë nuk e shperndau qeverinë e Tij edhe ne egzil, por mbajti lidhje gjate LDB me Abaz Kupin per rezistence ndaj pushtuesve.
Pas LDB me pushtimin komunist Mbreti Zog I të gjithë potencialin e vet me Oborrin Mbretëror e vendosi në shërbim të sensibilizimit në lidhje me vuatjen e popullit nën diktaturën enverferriste dhe në shërbim të interesit të kombit shqiptarë.
Nuk ja vlen të zgjatesh me këto të shpifur në lidhje me shpifjet që bëjnë pasi vetë historia e ka vërtetuar me fakte që po pasurohen akoma çdo ditë se kush ka qenë Ahmet Zogu.
Kjo behet me paramendim në një kohë kur shqiptarët gjithnjë e më shumë po kërkojne kthimin e formës regjimit si më besues për atë që ka bërë për kombin tonë.
Kjo ka lidhje edhe me fushatën aktuale elektorale ku votat e zogisto-legalistëve dihet se do të jenë ndëshkuese për bijtë e komunizmit.