Rrjeti Global i Bizneseve të DiasporëShqiptare i shtrirë në 25 shtete të botës e me qendër kryesore në SHBA, dhe Presidenti i sajz.Nazar Mehmeti, e uron Kosovën pëthemelimin e institucioneve të saj pas Zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

Ky urim shkon për Z. Albin Kurti, me rastin e zgjedhjes së TijKryeministër i Republikës së Kosovës dhe të Qeverisë së tij të re “Kurti 2”.

Ky urim i përcillet dhe Znj. Vjosa Osmani për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Ky urim i drejtohet dhe Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare e Presidenti i saj z. Nazar Mehmeti shprehin besimin e plotë se institucionet e reja të Kosovës, do të punojnë të përkushtuar pështetësinë e Kosovës, integrimet euroatlantike të saj, zhvillimin në nivele të reja të ekonomisë e kulturës, sigurisë e mbrojtjes, shëndetësisë e arsimit Kosovë, për rritjen e klimës mirë për bizneset e investimet e Diasporës në Kosovë.