Në kulmin e pandemisë, një fenomen i çuditshëm ndodhi – njerëzit filluan të kenë ëndrra të çuditshme. Efekti duket të ketë qenë më i theksuar tek të prekurit nga virusi dhe në shtetet të cilat morën masa të rrepta të izolimit. Shqetësimet lidhur me izolimet, të dashurit dhe shëndetin personal, u ngatërruan me mendimet e tjera, duke bërë që ato të ngriteshin më shumë.

Për njerëzit në vijën e parë të frontit, ëndrrat u shndërruan në makthe. Nga 114 doktorë dhe 414 infermierë të cilët punonin në qytetin Wuhan të Kinës e të cilët morën pjesë në një studim të publikuar në janar, më shumë se një e katërta raportuan se kishin makthe të shpeshta.

Raportimet për makthe mes qytetarëve po ashtu u rritën gjatë izolimeve, ku të rinjtë, gratë dhe njerëzit që vuanin nga ankthi dhe depresioni ishin në rrezik më të lartë, shkruan BBC.

Për ata që ishin në vijën e parë të frontit për t’iu përgjigjur COVID-19, si doktorët dhe infermierët në Wuhan, viti 2020 ishte periudhë e “stresit kronik”, ka thënë Rachelle Ho, kandidate për doktor shkence në Universitetin McMaster në Kanada. Periudhat e gjata të stresit të cilat zgjasin për muaj apo vite e që prekin popullata të tëra, janë mjaft të pazakonta – të krahasueshme vetëm me luftërat përgjatë historisë, tha Ho.

Një studim tek fëmijët e moshave 10-12 vjeç në Rripin e Gazës, gjeti se mbi gjysma e tyre kanë përjetuar makthe të shpeshta dhe mesatarisht ato ndodhnin në më shumë se katër netë në javë.

Ndërsa makthet janë fuqishëm të lidhura me një mori sëmundjesh mendore, disa ëndrra të fuqishme na ndihmojnë të përpunojmë emocionet nga e kaluara, ka thënë Joanne Davis, psikologe klinike në Universitetin e Tulsas.

Si na mbrojnë ëndrrat e këqija kur zgjohemi?

Psikologët si Davisi kanë filluar të zbulojnë lidhjet ndërmjet ëndrrave tona, çrregullimeve psikologjike dhe rëndësinë e tyre për të na mbajtur të qëndrueshëm emocionalisht.

Kur flemë, ne organizojmë dhe fusim në “sirtar” kujtimet tona të një dite më parë dhe kujtimeve më të vjetra u japim hapësirë duke i riorganizuar. Mendohet se kjo ndodhë përgjatë gjumit, por është në fazën e Lëvizjes së Shpejtë e Shikimit (para se të zgjohemi ose kur zhytemi në gjumë) ku ruajmë kujtimet tona më emocionale. Këto kujtime të ngarkuara emocionalisht pastaj bëhen temë e ëndrrave tona.

Një ëndërr e keqe mund t’i ndihmojë njerëzit në jetë kur janë zgjuar. Hipoteza “fli për të harruar, fli për të mbajtur mend” sugjeron se gjumi në fazën e Lëvizjes së Shpejtë të Shikimit (REM), forcon kujtimet emocionale, duke i ruajtur ato në mënyrë të sigurt si dhe ndihmon në zbutjen e reagimeve emocionale pasuese për ato ngjarje. Për shembull, nëse shefi juaj ju qorton dhe më vonë atë natë ju ëndërroni për të, herën tjetër që e shihni shefin tuaj do të ndjeheni më pak emocional për atë ngjarje.

Është një ide intriguese se ëndrrat tona na trajnojnë të kontrollojmë emocionet – por çfarë prova ka?

Pas një ëndrre të keqe, zona e trurit që na përgatit për të pasur frikë është më efektive, sikur ëndrra të na kishte trajnuar për këtë situatë. Sa më gjatë që njerëzit kanë përjetuar frikë gjatë ëndrrave të tyre, aq më pak qendrat e tyre të emocioneve aktivizohen kur u tregohen imazhe stresuese.

Si trajtohen makthet?

Është gjë tjetër të kesh një ëndërr të keqe rastësisht dhe tjetër gjë të kesh makth kronik. “Me makthet, procesi duket se ngec”, tha Davis. “Truri juaj mund të provojë të vazhdojë këtë ngjarje emocionale, por ngec sepse zgjoheni në mes të saj dhe nuk e sheh të tërën”.

Pacienti mund të kërkojë ndihmë psikologjike, por jo domosdoshmërisht fillon të përfshijë një fund në ëndrrën e tij, në vend të tij, duket se ata nuk kanë më makthe ose nuk janë aq të fuqishme sa kanë qenë.

Davisi kupton rëndësinë e trajtimit të maktheve aq sa një simptomë e një problemi më të përhapur. “Vetëm disa dekada më parë, fusha jonë i ka parë makthet si simptomë të PTSD (çrregullimi i stresit post-traumatik)”, shtoi ajo. “Nëse rregulloni makthet tuaja fillimisht, pastaj mund të rregullosh gjërat e tjera që po ndodhin, si depresionin apo abuzimin me substanca”.