Për anji çmim mos e shit votën, sepse ti vlen.

​Nëse e shet votën je bespremë, “bespremit iu shkimtëhisja”, thotë Kanuni. Asht besë edhe kushtetuese që e kanëndërtue kombet.

​ Voto kundër nëse do, ke të drejtë mos me votue, por nukke të drejtë me e shitë votën. Kur shet votën m’ke ba keq e njiditë do t’lypet përgjegjësi, keqbasin as vorri s’e le mrena.

​Mos u ligshto prej varfnisë, mos u ban edhe fukara. Varfnianuk hiqet kur shet votën, por kur punon.

​Ti ke lindë me qenë i lirë. Nëse liria s’të hyn në punë, ajoasht e çmueme për vllain, për motrën, për fëmijët, për shokun…

​Kur shet votën ke shitë burrninë, e pa burrni nuk të don as shpia jote as shoqnia. Paburrnia asht përbuzje.

​Kur shet votën ke shitë nderin, e, pa nder nuk rrin ndërshokë.

​Kur shet votën ke ndihmue të keqin, kur ndihmon të keqinje ba hjekës, e hjekësi asht si bespremi, lëçitet prej fisit, i prishetferishtja.

​Kur shet votën m’ke prish punë tue e sjellë keqbasin nëpushtet, po kur ke bindje me e votue, atëherë edhe të keqin e paskam hak. Mos u rrej me nji thes miell e as me nji mulli, kushvjen me t’ble të ka poshtrue. Zullumçarve mshelja derën, dhezoti ja then qafën. Zullumçarve bjeru me shkop, dhe Zoti e përbuz.

​Kur shet votën ke shitë shpirtin, ke shitë nanën, ke shitëmotrën, ke shitë shokun. Qysh mundesh vetin n’pasqyrë me e pa?