Qeveria çeke planifikon lehtësimin e parë për këtë vit të masave kundër koronavirusit.
Dyqanet për fëmijë pritet të rihapen, ashtu si edhe kopshtet zoologjike dhe botanike, tha ministri i Industrisë, Karel Havliçek.
Sipas tij, lehtësimi i këtyre masave do të përkojë me rikthimin në shkolla të nxënësve të ciklit të ulët, nga 12 prilli.
Nga kjo datë pritet të përfundojë edhe ora policore gjatë natës, si dhe kufizimi i lëvizjes midis qyteteve.
Havliçek tha se Qeveria pritet t’i miratojë masat gjatë ditës së martë.
Republika Çeke është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi.
Dyqanet dhe restorantet kanë qenë pothuajse vazhdimisht të mbyllura që nga tetori.
Në mars, Qeveria ka mbyllur të gjitha shkollat dhe ka shfrytëzuar kompetencat e gjendjes së jashtëzakonshme për të kufizuar lëvizjen e njerëzve brenda lagjeve të tyre.
Lehtësimi i masave vjen pasi numri i infeksioneve ditore me koronavirus ka rënë nën mesataren shtatëditore prej 5,000 të të infektuarve – për herë të parë që nga mesi i dhjetorit.
Shtrimet në spital gjithashtu kanë rënë.
Çekia, vend me 10.6 milionë banorë, ka regjistruar mbi 1.5 milion raste me koronavirus dhe mbi 27,000 viktima.