Sekretari organizativ i lëvizjes Besa Adnan Azizi duke folur për regjistrimin e diasporës në një postim në Facebook ka shkruar se Proceset më të mëdha në historinë e popullit shqiptarë gjithmonë kanë filluar, janë zhvilluar ose kanë përfunduar nga mërgata jonë, njofton aktuale.mk

Në vazhdim Azizi mes tjerash ka shkruar:

Proceset më të mëdha në historinë e popullit shqiptarë gjithmonë kanë filluar, janë zhvilluar ose kanë përfunduar nga mërgata jonë. Mërgata jonë është ajo që për dekada të tëra ka mbajtur gjallë jo vetëm ekonominë por edhe ekzistencën tonë si popull, ka mbajtur gjallë ndjenjën tonë, krenarinë tonë. Popujt e tjerë e kanë problem ta kuptojnë këtë lidhshmëri në një trung të përbashkët që quhet komb. Prekja e diasporës për ne shqiptarët nënkupton prekje të tërësisë tonë, nënkupton ngacmim të indit tonë më të ndjeshëm.

Pikërisht për këtë, veprimi jonë është i padiskutueshëm që diaspora të ngel pjesë e barabartë në këtë shtet dhe në asnjë moment nuk do të vihet në dyshim. Çdo qytetar që përkohësisht jeton në diasporë dhe që do të regjistrohet do të jetë pjesë e barabartë e regjistrimit si çdo qytetar tjetër i RMV-së dhe Lëvizja BESA qendron garancë për këtë!