Albin Kurti pësoi humbjen e parë të fortë. Kur i duhej maksimumi i deputetëve pro procedurës së jashtëzakonshme, dështoi. Përkundër 67 votave që mori si Kryeministër sot mori vetëm 65 vota pro! Kjo ishte firo e parë dhe fiasko e madhe për të.
A ishte pakujdesi e Kurtit?
Mendoj se luajti bllofin. Ai e dinte se do rrëzohej por donte të tregonte se ai i ka seriozisht zgjedhjet. Situata mbetet jashtëzakonisht e tendosur. Seanca për Presidentin kurrë nuk ka qenë më afër dështimit. Kryeministri Kurti duhet të tërhiqet nga Ligji dhe të mundësojë zgjedhjen e Vjosës. Nëse LDK nuk merr pjesë pas tërheqjes së ligjit në fjalë, atëherë, faji do mbetet i saj. Nëse, përkundrazi, Kurti nuk e tërheq ligjin, atëherë tregon një papërgjegjshmëri për formimin e institucioneve dhe fillon rënien e tij. Tërheqja me qëllim të ecjes përpara është tregues maturie politike. Shpresoj shumë të ndodhë.