Gjakova, apo kryeqyteti i njohur mendorë, shpirtërorë dhe kulturorë i Kosovës, në realitet, plotësoi një detyrë të madhe ose kolosale. Ajo la gjurmë të thella e tè pashlyera, në analet e historisë shqiptare ose kosovare. Ky kontribut mund të çmohet dhe vlerësohet gradualisht, me zhvillimin e shoqërisë njerëzore ose qytetare në Kosovë. Duke menduar në thesarin e saj mendor, intelektual, shpirtëror dhe kulturor, jetës së saj, eksluzivitetit, autenticitetit, imdividualitetit, spontanitetit, intimitetit, integritetit, integralitetit, kulturës dhe zhvillimit të saj, nën hijen e sundimit tè huaj për shumë shekuj e dekada me radhë, gjatë të cilave Gjakova ishte qendër drite dhe shprese, vend i shkencës, artit dhe kulturës, prej nga ku shpërndahej drita e njohur e shkencës dhe diturisë në tërë Kosovën. 

Parimi i lirisë së ndërgjegjes dhe aryes, i cili përbën gurin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi dhe shteti, ishte shumë i vlerësuar, madje, gati i shenjtë në qytetin e Gjakovès. 

Nga viti 1972 dhe deri në fundshekullin e kaluar, kur njerëzit ose fshatarët e ndryshëm të Kosovës, binin në gjak, vritëshin dhe sillëshin ndaj njeri tjetrit si pjesëtar klanësh ose fisësh të egra: Elitat e njohura shkencore, intelektiale dhe kulturore të Gjakovës dhe qytetëve tjera kosovare, me dritën e mendjes dhe shpirtit të tyre inovator dhe humaist, e kishin nxitur dhe stimuluar procesin e madh të edukimit (arsimimit) dhe emancipimit të madh jo vetëm në Gjakovë, por gjithandej Kosovës. Sepse, nëse kishte diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual dhe patriot, ajo patjetër do duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. E sido, os asaj kombtare ose patriotike.

Ndaj, shumë i çuditëshem, paradoksale, reaksionar dhe anakronik është fakti kur shumica e politikanëve ose inteletualëve të sotëm shqiptar ose kosovar që e konsiderojnë vetvetèn si përcjellës të drejtpërdrejtë dhe të pandërprerë të luftës dhe levizjeve tjera çlrimtare dhe patriotike për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës: e mohojnë, prolongojnë ose anashkalojnë shpesh rolin, angazhimin, kontributin dhe misioin kolosal dhe titaik të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore, ushtrake (luftarake) dhe patriotike të Gjakovës në lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndryshe nga kjo, edhe përngjasimet, paralelet ose analogjitë e ndryshme në mes Gjakovës dhe Vajmarit (Weimar) duhet kuptuar, përceptuar dhe konceptuar si jo të rastësishme, sipërfaqësore ose egocentrike, por si fakt ose realitet objektiv dhe subjektiv.

Se këndejmi, kur tërë Kosova ishte zhytur në errësirën e paditurisë dhe kërkonte edhe përmes vrimës së gjilpërës dritën e shkencës që të gjallërohej, në Gjakovë shkëlqente dhe brilonte një dritë e madhëríshme për Kosovën dhe shqiptarët.

Ndërkaq, në kohën kur edukata, kultura, arsimimi, emancipimimi, morali dhe disiplina e njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose akademike së bashku me librat dhe bibliotekat, për politikanet dhe “diplomatët” e ndryshëm kosovar, nuk nënkuptonin ose nuk nënkuptojnë asgjë: Njeriu habitet me zellin dhe përkushtimin e madh me të cilin gjakovarët e urtè dhe dinjitoz, i qasen ose rrekën studimit dhe analizës.Duke mos iu shmangur për asnjë çast traditës së njohur kulturore, intelektuale dhe patriotike.

Ndonëse, në Kosovën e kontrastëve dhe paradoksëve të shumëta, çështjet ose aspektët e njohura të rubikonit ose grafikonit të rënies dhe ngritjes së inovacionit, kreativitetit ose “prodhimtarisë” së përgjithshme shkencore, intelektuale, morale, fetare, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera, janë të varura dhe të ndikuara nga shumë faktor të brendshëm dhe të jashtëm. 

Ndërkohë që jetën ose skenën e përgjithshme shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale dhe politike të Kosovë, gjithëmonë ose vazhdimisht e kanë dominuar ose karakterizuar tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. Mbase, acarimi dhe tensionimi i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme fetare, kulturore, rajonale, krahinore, partiake, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat sigurisht se janë shaqur, reflektuar ose interferuar drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të individit dhe kolektivitetit, me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë ose vazhdimisht në formë krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara (fatale, kolaterale dhe multilaterale) për Kosovën dhe shqiptarët. 

Kështu që jeta, bota ose panorama e gjithëmbarëshme shkencore, intelektuake, kulturore, institucionale ose politike në Kosovën e paraluftës dhe pasluftës, shpeshherë ose vazhdimisht i kanë ngjarë (ngjasuar) një klinike ose spitali ku çdo pacient sikur ka qenë i udhëhequr ose zotëruar nga ideja përverse, amoroze dhe bizantine për të ndërruar shtratin (krevatin), karrigën (fotelën) dhe personelin e klinikës me një shtrat, karrikë (fotele) dhe personel tjetër, të përkthyer në aleat ose partner shteti dhe pushteti.

Ndërkohë që ajo situatë e rëndë dhe tepër deprimuese, sikur i ka bërë të vuajnë ose lëngojnë nga e njëjta sëmundje ose diagnozë, edhe pacientët, edhe personelin mjeksor të klinikës.

Në atë karantenë, vetmi, mjerim ose izolim të madh, liderët ose politikanët kosovar, shpesherë e kanë  kapur, ngrënë, mashtruar, plaçkitur ose shqyer popullin (elektoratin), shtetin, dhe në fund njëri tjetrin ose vetëvetën e tyre! Kjo për faktin se në themel të marëdhënieve ose raportëve personale, interpersonale, politike, partiake, pushtetmbajtëse, karieriste, profiteriste dhe të tjera të liderëve ose politikanëve kosovar, kanë dominuar ose ambivaluar shantazhi, komploti, linçimi, konspiracioni, dekonspiracioni, arroganca, cinizmi, injoranca, urrejtja, xhelozia, mosbesimi (ateizmi) i ndësjellë ose reciprok, kretenizmi, padituria, nebuloza, stupiditeti, mediokriteti, amnezioni, indolenca, animoziteti, amorozitei (amoraliteti), korrupsioni, stratifikacioni, kariera, pasuria e pandershme dhe e paligjshme, trafiku ose kontrabanda institucionale dhe funksionale, frika latente ose permanente, fataliteti, kompleksët e njohura të Edipit, gjegjësisht, inferioritetit ose makiciozitetit e kështu me radhë…Dhe, jo aspiratat ose interesat e njohura të kombit dhe atdheut.

Në “pejsazhin” ose “mozaikun” e rrënimit (shkatërrimit) të përgjithshëm, nderi, morali, virtyti, dhe saktësia, sipas Samuel Beketit dhe Anatoli Francit, janë vetëm sinonim ose “psedonim hyjnorë” ose “profetikë” të cilin Zoti (Hyji) nuk deshti të nënshkruajë.

Apo, “pasi e përfunduan luftën gjigantët, viganët, akterët, protagonistët ose heronjt e saj kryesorë, atëherë ia nisën luftës xhuxhat, horrat, maskarenjët e ndryshëm ose matrapazët!, do thoshte dikur (në një kontekst tjetër)-Uinston Çërçilli.

Ndryshe nga kjo, duke i parë (shikuar) ose kujtuar nga largësitë ose distancat e ndryshme kohore dhe gjeografike nënat gjakovare, vazhdimisht të bëhet sikur e sheh ose takon sërish dikund Maria Magdalenen para kryqit ose atij varri të Jezu Krishtit!

E sidomos njerëzit ose qytetarët e njohur shqiptar nga Gjakova gjatë luftës së fundit në

Kosovë, duke i tejkaluar rrathët e ferrit të Dantës, si dhe duke i zbritur shkallët e fundit të asaj apokalipse të madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm.

Nga kronikat e ndryshme nga lufta e fundit në Kosovë, pos tjerash i kam njohur, kuptuar ose lëxuar edhe sytë e nënës ose gruas së njohur gjakovare që  flasin në distancë dhe shkruajnë faqe ose kronika të shkëlqyera mbi luftën, heroizmin, vetfilijimin, sakrificën… Sytë e saj shohin dikund thellë në kohë dhe hapesirë, dhe brenda algjebres ose alfabetit të tyre e kanë të bukurën, të mençuren, të lavdishmën, sublimën, madhështoren…Dhëmbjen, por edhe mburrjen ose krenarinë e luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-s.

Edhe për gjuhën dhe gjakun e cenzuruar, zemrën, shpirtin, palcën dhe limfën. Edhe për ato rropatje ose “përplasje indiferente” qerpikësh që mezi i presin rrezet e diellit- menjëherë pas shiut ose ylberit. 

Kam lëxuar, mësuar dhe kuptuar edhe për shumë numra, shifra, ngjarje dhe data.

Femrat ose gratë e meçura, të bukura, krenare ose heroina, spas Siegmund Freudit dhe Karl Gustav Jungut, janë simboli, udhërrefyesi, lajtmotivi dhe fenomeni kryesorë në psiçikën ose psikologjinë e mëshkullit ose të burrit. Ashtu siç është mëshkulli (burri) i fortë dhe i vërtetë ose ekselent në shpirtin dhe psiçikën (psikologjinë) e gruas.