Ashtu si njё vit mё parё, edhe gjatё punimeve tё djeshme tё Kuvendit tё Kosovёs pёr miratimin e qeverisё sё re, opozita nuk u kursye nё kritikat e saj pёr “zullumet” e Albin Kurtit dhe Vetёvendosjes, qё nga themelimi i saj, nё vitin 2005.
Por ka “zullum” e zullum. Kasta e vjetёr pushtetore e teproi kaq shumё me zullumin e saj ndaj popullit tё vet, sa ai nuk pati asnjё rrugё tjetёr, veç ta hiqte qafe, njё herё e mirё, me votёn e tij plebishitare tё 14 shkurtit, duke votuar masivisht “zullumqarin” Kurti.
Nuk thonё kot se zullumi e ka taksiratin afёr.
Prishtine, 24.03.2021