Më shumë se 30 milionë doza të vaksinës COVID-19 janë administruar deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi të hënën sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock.

Kjo shifër totale përfshin dozat e para (27,997,976) dhe të dytat (2,281,384).

Hancock shkroi në Twitter se “përhapja e vaksinave po tregon më të mirën e Britanisë”.

“Mbi 30 milionë vaksina janë shpërndarë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Përhapja e vaksinave po tregon më të mirën e Britanisë – Faleminderit për ekipin e përfshirë”, shkroi ministri.

Ndryshe, Britania e Madhe kujtojmë se ka një popullatë prej rreth 68 milionë banorësh.

Over 30 MILLION vaccines have now been delivered across the whole UK ??

The vaccine roll-out is showing the best of Britain – THANK YOU to the team involved. pic.twitter.com/YGV7llxyGQ

— Matt Hancock (@MattHancock) March 22, 2021