Nga Hamit ALIAJ – Mjeshtër i Madh

 

Vrite qenin e çartun Imzot

Se edhe qiellin po e msyn

E ka me na i hanger zotat !

 

Për qiell e për dhé !

 

Po s’lë kanuni qenin me e vra,

Shoqata e qenve, nuk lë !

 

E qeni i çartun msyni udhëtarin e parë,

Udhëtari i parë kafshoi udhëtarin e dytë,

I dyti të tretin, i treti …

Në mbrëmje gjithë katundi u çart e lehte si qen,

I u turr deleve çartani i zi,

E delet e terbuara lehnin si qen,

Lehnin krojet ku pinë ujë të çartunit,

Lehte dhia e Paria,huta e lahuta,

Të nesermen ranë shkabat mbi gjahun e tyre,

Këlyshë të vegjël,lepuj,qingja e gjithçka gjetën

Po krejt ishin të trenta,të çartuna,nis e sos,

Shkonin qiellit me to, e qielli lehte,

 

Leh qielli, Imzot,

Atë e ditë e sot !

 

4 mars 2021