Nga dr. e diplomat Islam LAUKA
Para 23 vjetësh, me 5, 6 dhe 7 mars 1998, në Prekaz, u ballafaquan liria me robërinë, humanizmi me barbarinë, jeta me vdekjen, kujtesa me harresën, e drejta dhe e vërteta shqiptare me padrejtësinë dhe mashtimin historik serb.
Me aktin sublim të Adem Jasharit dhe tre brezave të familjes së tij, fituan liria, humanizmi, jeta, kujtesa dhe e vërteta historike shqiptare.
Amaneti i tyre ishte: të qëndrojmë të bashkuar. Porosia e të mbijetuarve dhe trashëgimtarëve të Jasharajve, sot, përsëri është e njëjtë. Detyra jonë është që ta çojmë në vend amanetin dhe porosinë e kësaj familjeje të shenjtë për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar: të qëndrojmë të bashkuar!
Lavdi e përjetshme heroizmit të komandantit dhe strategut të UÇK-së, Adem Jashari!
Lavdi e përjetshme heroizmit të familjes Jashari!
Prishtinë, mars 2021