Ballina ED/OP Shërbëtoret e të keqes – Nga Qazim SELIMAJ – Tiranë

Shërbëtoret e të keqes – Nga Qazim SELIMAJ – Tiranë

 

​Të keqen dhe te mirën në ketë vend i ndan një vijë e hollë. Kjo vjen për arsye se ne si shoqëri jemi investuar me dekada tëtëra për lartësimin e të keqes në emër të se mirës.

​Eh…, ky investim ka prodhuar jo pak demagogë, kalemxhinjë, hyzmeqarë, servilë profesionistë dhe prapanicëlëpirës të pushtetit, të cilët si kalorës të së keqes kalërojnë tëpaepur mbi mendjen e shoqërisë duke i dhënë përparësimbivlerësimit të marrëzisë të sundimtarit të radhës. Suksesin e tyre e mbështesin në jehonën që i bëjnë sundimit duke e trajtuarherë si modernitet oksidental dhe herë si fataliteti ynë të cilitduhet ti nënshtrohemi.

​Kjo kategori socio-politike e shoqërisë tonë është pjellë e një inteligjence të shterpëzuar dhe ka cilësi morale zhvatjen dheurrejtjen me të cilat mburren dhe krenohen.

​Natyrisht, në një shoqëri normale nuk do ishin problemi. Por kur kanë kapluar pushtet të pakufizuar, para e pasuri tëpafund dhe median janë të rrezikshëm. Duhet pranuar se janëshumë të zotë të udhëheqin propagandën, siç thotë Fishta me dokrra hinit duke vënë në bankën e akuzës viktimën dhe joshkakun e fajtorin.

​Vrapojnë të ngrejë në piedestalin e propagandës problemekrejt anësore dhe aspak të rëndësishme me qëllim mjegullimin e thelbit dhe përmbajtjes të gjësë.

​Në gjykim, arsyetim, analizë dhe veprim punojnë pa u lodhur për të blinduar sundimtarin me qëllimin e vetëm që tëkënaqin epshet e urrejtjes duke përdorur shtetin si mjet e mekanizëm për shtypjen dhe asgjësimin e kundërshtarëvepolitikë nëpërmjet demokracisë së tiranisë dhe ligjit tëdiferencuar.

​Të bëjnë moral si patriotë të mëdhenj, shtetarë dheparimorë, por në realitet punojnë me vullnet të hekurt për tëminuar çdo qelizë të shtetit demokratik të demokracisë dheinteresit kombëtar.

​Nga mbështetës të flaktë të nacionalizmit folklorik përinteresa të pushtetit dhe pushtetrimit të njëshit janë shndërruarnë kozmopolitë.

​Bajnë thirrje patetike dhe hipokrite për mbrojtjen e shtetitdhe institucioneve të pavarura dhe në të njëjtën kohëangazhohen me ligjin e antiligjit ti kthejnë në parcelë partiake, klani oligarkësh dhe sundimtarit të tyre.

​Kjo specie nuk mund të jetojë pa sistem sundimi.

​Ky tabor kishte dje meritën dhe kontributin me të madh nëngritjen, shkërmoqjen dhe dështimin total të socializmit dhe sot të qeverisjes autokratike hibride me djep në Rusinë e Putinit.

​Edhe pse e ripërtëritur ashtë po ky tabor që prej tridhjetëvjetësh punon për çarjen e themeleve të demokracisë dhedështimin e funksionalizimit të shtetit.

​Këta soj sëz nuk njohin rregull, moral dhe etikë.

​Shkaktimi i vuajtjeve të pamundurve dhe keqtrajtimi ikundërshtarit politik u jep kënaqësi.

​Ata nuk dinë të pendohen kurrë për asnjë gabim, faj e krim.

​Dy standardet janë kodi “moral” i jetës së tyre.

​Me patetizëm mbrojnë çdo krim dhe kriminel të sëdjeshmes dhe të sotmes mjafton që të mbarështohen në vathen e tyre politike.

​Si derra të kënaqun relaksohen me hemoragjinë e emigrimitduke u mburrur se kështu vepron e gjithë Evropa.

​Në vend që përballë kësaj shtrëngate që përplaset me tërbim mbi popullin e kombin të kërkojnë të ngrejnë barriera me politika zhvillimi dhe prosperiteti kujdesen të shndritinsundimtarin e tyre të nxirë dhe ta lartësojnë duke konkurruaredhe vet zotin.

​Beteja e tyre për të verbuar të vërtetën ka kufi vetëmqiellin.

​Nga ky realitet shqiptar qytetarët të punës dhe mendjes nëshumicë ikin dhe vetëm ikin, ashtu siç thotë poeti Hamit Aliaj:

​Është nata e shtegtarëve,

​Që ikin nga dheu im,

​Në shpindë mbajnë Perënditë që vetë i krijuan.

​Eh, kësisoj problemi i madh i prijësit dhe çetës të së keqesnuk është se shteti i vendit të tyre dhe pushtetet kanëdegjeneruar duke prishur çdo lloj balance, besimi e mirëkuptimisocial, politik dhe shoqëror, por kapja e shtetit për pushtet e pushtetit për para dhe pasuri. Motoja e kryeçetnikut dhe çetës qëe rrethon është mota–mot mafioze, sipas të cilës: “Ju nuk mundtë bëheni të pasur pa e ditur se si të bëheni i pushtetshëm, dhe junuk mund të bëheni kurrë i pushtetshëm pa para”.

​Taktika e tyre e propagandës është taktika mafioze: ”Kurbën një kompromis, ke humbur. Kur dukesh sikur po kërkonkompromis je një hap afër fitores”.

​Strategjia e tyre është marrja dhe mbajtja e pushtetit me çdoçmim dhe mjet duke i bërë hisedarë jo vetëm oligarkët, tëkorruptuarit dhe kriminelet por duke nxjerrë në pazar edheinteresat kombëtare.

​Si gjahtarë të së keqes gjuajnë pa pushim vesin për krijimine shpurës të së keqes, të cilën e shfrytezojnë mjeshtrisht duke e vendosur në llogoren e vet me pushkë në faqe për të sulmuarcilindo që guxon të kritikojnë apo sfidojnë kryeçetnikun e tyredhe vathës të deleve që i përkasin.

​Janë gati të pështyjnë dhe lëpijnë gjithçka që kanëpredikuar e mbrojtur më të vetmin qëllim: Kënaqjen e egos sëtyre për para e pasuri dhe përmbushjen e urrejtjes personale përshkaqe politike, krahinore, klanorë, grupore dhe partiake.

​Për të arritur qëllimin kjo çetë e së keqes punon me pasionvullkanik duke ushqyer agoninë e mendjes. Filozofi francezSatri thoshte: “Çdo gjë do të ishte më e mirë se agonia e mendjes, kjo dhimbje të gërryen, por nuk të dhemb kurrëmjaftueshëm”. Asht koha e fundit të bashkohemi në shumicë, tëdalim nga agonia e mendjes dhe të zhvirgjërojmë perëndinë e çetës të së keqes per ta larguar nga drejtimi i punëve të këtijvendi.

Tiranë, 01 mars 2021