Këtë vit iPhone 13 duhet të sjellë opsione me 1TB memorie për disa modele të rangut të lartë duke dyfishuar efektivisht atë çfarë ofrohet sot. Modeli aktual më i shtrenjtë iPhone 12 ka 512GB memorie.

Samsung ka ofruar modele 1TB prej dy vitesh duke filluar me Galaxy S10. Dhe tani Apple është gati të bëjë të njëjtën gjë me familjen e ardhshme iPhone 13 përveç lançimit të skaneri LiDAR për të gjitha modelet.

Aktualisht e vetmja pajisje iOS që ka 1TB memorie është iPad Pro. Por vetëm përdoruesit e fuqishëm kanë nevojë për kaq shumë kapacitet në një smartfon.

Të kesh 1TB në një smartfon mund të duket diçka e tepërt vetëm nëse vendosni të realizoni foto në formatin ProRAW të Apple të cilët konsumojnë 10-12 herë më shumë memorie.

Realizimi i videove 4K me 60fps gjithashtu zë shumë hapësirë kur vetëm 1 minutë i saj zë 500MB.