Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri sot një rezolutë të Britanisë së Madhe për barazi në qasjen ndaj vaksinave kundër pandemisë COVID-19.

Kjo sipas burimeve diplomatike.

“Rezoluta e miratuar, e dyta në një vit e Këshillit të Sigurimit mbi pandeminë, bën thirrje, gjithashtu, për solidaritet dhe armëpushime në botë, për të luftuar më mirë kundër virusit dhe për të kryer vaksinimet”, sqaruan burimet.

Sipas të njëjtave burime, si rrallë në KB, rezoluta u bashkësponsorizua nga të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit.