Pas një sëmundje të rëndë, në Dallas të SHBA-ve në moshën 51 vjeçare ka ndërruar jetë këngëtari i mirënjohur i muzikës folklorike Rifat Kida.

I njohur si Bilbili i Dushkajës, Rifati ishte një nga këngëtarët më të dashur të Kosovës së dekadave 1980-90.

Varrimi i të ndjerit bëhet të premten, me datë 13 shkurt 2021 në ora 15:00 në varrezat e lagjes Kidaj në fshatin Cërmjan të Gjakovës.