Rritet interesi i diasporës për të votuar më 14 Shkurt

Trefish më shumë votues jashtë vendit se zgjedhjet e kaluara janë regjistruar pasi janë  verifikuar nga KQZ-ja.

“Numri i votuesve jashtë Kosovës është 102 100 qytetarë. Të gjithë këta mund të votojnë përmes postës”, tha zëdhënësi i KQZ-së.

Në total numri i aplikacioneve nga jashtë vendit ka qenë 130 168, por mbi 28 mijë prej tyre janë refuzuar. Në zgjedhjet e vitit 2019 ishin të regjistruar vetëm 35 087  votues nga të regjistruar rreth trefish më pak se kësaj radhe.

Votimi me postë për qytetarët jashtë vendit ka filluar më 2 Shkurt.

“Fletëvotimet nga jashtë vendit duhet të pranohen nga KQZ-ja me 12 Shkurt para ditës së zgjedhjeve”.

Bazuar në listën përfundimtare të votuesve, me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 794 862 votues.