Kjo njohje do t’u shërbejë të dy vendeve. Është koha që edhe vendet e
tjera të Lindjes së Mesme ta njohin Kosovën.
        Meriton falenderim të veçantë ish-Presidenti Donald Trump se ai e
ndërmjetësoi marrëveshjen mes dy vendeve.
        Gëzohem që Sekretari i ri i Shtetit Antony Blinken vazhdoi punën e
nisur në administrata paraardhëse në Washington. Dëshmi që Kosova
gëzon mbështetjen e të dy partive në SHBA.
        Miku ynë i madh në Washington, Eliot Engel, e kishte ëndër realizimin
e kësaj njohjes dhe ka punuar shumë për të.
        Përjetë mirënjohës Amerikës dhe popullit amerikan.