Jam i rezervuar të ndërhyj në zgjedhjet politike në Kosovë. Kjojo vetëm për parimësi demokratike, pra të respektimit tëverdiktit të popullit, por edhe për ndjesi kombëtare, pra tëruajtjes së ekulibrit dhe ekuidistancës me të gjithë aktorët dhefaktorët politik në Kosovë. Athere përse po prononcohempublikisht kësaj here? Arsyeja është e thjeshtë: vendimi përlënien jashtë listës zgjedhore të Albin Kurtit ka krijuar paqartësie dilema shqetësuese politike dhe juridike në Kosovë dhe jashtësaj. Pa hyrë në detaje ligjore, të cilat janë me njëmijë e njëprobleme, do ndalem vetëm te dilema midis ligjit dhelegjitimitetit.

E drejta e pengon, politika e lejon

Sistemi ligjor në një shtet demokratik është i ndërtuar mbiparimin e sistemit kapilar, ku asnjë venë dhe arterie e tij nukqëndrojë më vehte, e shkëputur, e mbivendosur apo e përplasurme sistemet e tjera bashkëekzistuese. Kështu të drejtat ligjoredhe të drejtat politike në shtetin e të drejtës janë të integruara nënjë mënyrë të tillë që atë që perjashton e drejta, e perjashtonedhe politika dhe cdo sferë tjetër shoqërore, për aq kohë sapolitika me mekanizmat e saj politikë-bërës e vendim-marrëslegjitimë nuk e ndryshojnë të drejtën. Kur midis së drejtës dhepolitikës nuk ka integrim ndërmjet tyre, athere procesi i shtetitligjor ka krisje parimore, që shkaktohen nga ligjet e politizuaraqë nuk janë ndërtuar mbi parimin e sistemit legjitim kapilar. Nërastin e perjashtimit të Albin Kurtit nga procesi zgjedhor, ka dicka që ligjërisht e ndalon të kandidojë, por politikisht nuk e pengon që të fitojë si parti dhe të zgjidhet kryeministër iKosovës.

 

Kapilarizimi i sistemit ligjor

Një nga asyet kryesore kur sistemi ligjor krijon kontradikta me sistemet e tjera në një vënd demokratik shkaktohet pikërisht përshkak të politizimit të ligjeve dhe të proceseve ligj-bërëse. Demokracitë në tranzicion këtë ‘sëmundje’ e kanë karakteristikëdalluese. Politika, në jo pa raste, në demokracitë në tranzicion, duke u abuzuar nga mazhoranca të caktuara të përkohëshme, ndërmerren iniciativa ligj-bërëse dritë-shkurtëra, të nxituara dhekontradiktore, zbatimi i të cilave shkel parime të tjerademokratike, shpesh të një niveli e shkalle më të lartë, më tëgjërë dhe më afatgjate. Në këto raste përgjegjësitë nuk mund tëkërkohen te agjensitë e zbatimit të ligjit, por tek vetë substancaligjore dhe procedura e miratimit te saj. Kjo ka ndodhur nëKosovë, në rastin e vendimit për perjashtimin e Kurtit nga e drejta për t’u zgjedhur.

Në Kosovë, sikundër edhe ne vënde të tjera në tranzicion nëBallkanin Perëndimor ka mjaft ligje të tilla, që qëndrojnë jashtësistemit kapilar ligjor e parimor dhe që kanë nevojë të‘pastrohen’ sa më parë.

Ky kontradiksion është krijuar nga fakti se politika vepron përarsye pushtetore konjukturale dhe jo për arsye të shtetit të sëdrejtës. Një veprim i tillë, që quhet politizim i ligjeve, kompromenton rëndë bazat e demokracisë, të cilat mbështeten teparimësia e ligjit dhe ligj-bërjes dhe jo te konjuktura politikembi ligjin dhe ligj-bërjen.

Fakti që në Kosovë, por edhe në vëndet të tjera të BallkanitPerëndimorë, duke përfshirë edhe Shqipërinë, bëhen ligje, pastajamendohen, ri-amendohen dhe amendohen sërish e kështupafundësisht, ka të bëjë me operacionet politike konjukturalembi ligjet dhe procedurat ligj-bërëse. Kur procesi i vënies sëkonjukturës politike në substancën ligjore dhe procedurën ligj-bërëse merr fund atherë tranzicioni demokratik më së shumti ka përfunduar. Në të kundërtën, kur konjuktura politike ndikon nëpërmbajtjen dhe procedurën ligj-bërëse athere tranzicionivazhdon. Kapilarizimi i sistemit ligjor mbi parimësi afatgjate e të qëndrueshme ndërton substancën juridike që krijonpavarësinë, profesionalitetin dhe integritetin e gjyqësorit ngapushtetet e tjera.

Ligji dhe legjitimiteti

Në parim rasti i Albin Kurtit është përplasje midis ligjit dhelegjitimitetit. Në këtë rast ligji shkëputet nga legjitimiteti, ose e humb legjitimitetin. Albinin ligji e ndalon. Albinin populli e voton. Në rastin e Albin Kurtit ligji i heq të drejtën pët t’uzgjedhur. Populli i jep të drejtën për t’u zgjedhur. Në këtorrethana ku qëndron kontradikta? Në kët rast kush ështëlegjitim? Është ligji kuvendar apo legjitimiteti mbarë qytetarë? Ligji është gatuar në kuvend. Vota qytetare është gatimreferendar. Referendumi është demokracia e drejtpërdrejtë. Kuvendi është demokracia përfaqësuese. Demokraciapërfaqësuese është më e limituar. Demokracia e drejtpërdrejtëreferendare është më e gjëra. Krahasimisht me kuvendin, demokracia e drejtpërdrejtë referendare është më legjitimja. Prandaj aktet e mëdha, si kushtetutat, zgjedhjet e përgjithshmedhe ligjet që afektojnë gjërësisht interesat mbarë qytetare dhe qëprekin bazat e sistemeve politike miratohen me referendum. Kështu ato fitojnë legjitimitetin dhe njëkohësishtqëndrueshmërinë dhe zbatueshmërinë.

Përputhja e ligjit kuvendar me legjitimitetin mbarë popullorëështë pasqyrimi i vërtetë i cilësisë parimore të ligjit. Nëse midis ligjit dhe lëgjitimitetit referendar ka mospërputhje apo kundërshti ai që duhet ndryshuar është ligji kuvendar. Prandajproceset politikë-bërëse dhe ligj-bërëse, që të jenë sa mëlegjitime në substancën ligjore dhe në procedurën e miratimit tëtyre, bazohen jo vetem te mazhorancat politike, por edhe tegjithëpërfshirja e opozitës, shoqërisë civile, grupeve të interesit, qarqeve akademike, medias e grupeve të tjera me ndikimshoqëror. Suksesi i ligjit qëndron te legjitimiteti. Ndryshe ligjirrezikon të krijojë përplasje, të shkelet e të mos zbatohet, praherët ose vonë të amendohet ose të abrogohet tërësisht.

Bazuar në këtë analizë principale, Albin Kurti, duke zbatuarligjin politik konjuktural të Kosovës nuk do kandidojë përdeputet në Kuvendin e Kosovës. Por, qartësisht, bazuar nëlegjitimitetin demokratik të votës së qytetarëve të Kosovës, VV do të votohet, sipas gjithë gjasave më shumë se cdo parti tjetër, dhe kryesisht për lidershipit e Kurtit. Për konseguencëlegjitimiteti do jetë VV që do marrë mandatin për krijimin e qeverisë së re e për rrjedhojë të mandatarit të saj, z. Albin Kurtipër ta krijuar dhe kryesuar atë. Kjo është analiza logjike dheracionale e proceseve legjitime. Nëse do ecet pa logjike dhe nëmënyrë irracionale, pra jo legjitime, athere gjithcka mund tëndodhë, kështu konjuktura politike ligjore mund të ngrihet mbiparimet demokratike legjitime. Athere në pyetje do jenë paqja, stabiliteti dhe demokracia në Kosovë. Le të presim kush do fitojë, ligji apo legjitimiteti…