Erdha me 31 janar 1991 emigrant në Tokën e Premtuar, në Vendin e Bekuar, ku njeriu i prekmundësitë, i mbrrinë lartësitë, jeton jetën i lirë e ilumtur, e ka Lirinë e Demokracinë si ajrin e diellin, plot dritë, krejt jetë.

​Erdha nga Nokshiqi i Plavë-Gucisë dhe ngaMalësia e Gjakovës (Tropoja), nga këto dy vatrahistorike e flamurtare të Lirisë e të Demokracisë, tëpushkës e të penës, të gjakut e të mendjes, por Lirinë e Demokracinë e vërtetë e ndjejë në çdo hap e ditë tëjetës në Amerikë, kur isha në fillimet e mia në NewYorkun e Statujës së Lirisë dhe tani kur jam në Texasine Bushëve, në Amerikën e Madhështive të Kohës e Botës.

​Më ka ndryshue jeta nga “Ëndrra Amerikane”, ngaToka Amerikane, nga Idealet e Lirisë së saj, nga frymae Demokracisë së saj, nga mirëqënia e madhështia e saj. Më ka ndryshue jeta mue e njerëzëve të mi, nëAmerikën e Madhe, në Familjen tonë të Madhe tëNokshiqve të Texasit, në të katër brezat tanë të sotëmnë Amerikë, kemi bizneset tona, shtëpijat tona, jetëntonë të vërtetë, jetojmë jetën me ardhmëri të sigurtë.

​Edhe këtu në Texas, në Dallas, kemi një komunitetshqiptarësh, kemi një “Shqipëri të Vogël”, se Amerikaështë vendi ku shqiptarët e ndjejnë veten shqiptarë tëlirive, mundësive e lartësive; edhe ne emigrantëtshqiptarë e ndjejmë veten “Qytetarë të Amerikës” njësoj si amerikanët e Uashingtonit e Linkolnit, Willsonit, Klintonëve e Bushëve.

​Në 30 vjetorin e ardhjes time në Shtetet e Bashkuara, unë dhe Familja ime, Vëllazëria imeNokshiqi në Texas, i shprehim mirënjohjen më tëmadhe Amerikës për të gjitha mundësitë e jashtëzakonshme që na i ka krijuar në jetën e sotme e ardhmërinë tonë, ku po e jetojmë “ËndrrënAmerikane”, ku po e përjetojmë madhështinëamerikane, ku kemi vlerësimin më të lartë përAmerikën. I mbetemi përjetë mirënjohës Amerikës!

​Faleminderit Amerikë! Zoti e bekoftë Amerikën!

​​​​Zek NOKSHIQI

​​Fort Worth, Texas, SHBA, 31 janar 2021

  ·   ·