Një imitim i makinës së Batmanit, që mund të përdoret normalisht në rrugë, do të dalë në ankand duke filluar me çmim prej 35000 euro.

Në vitin 2016, një kompani në Britani ndërtoi këtë veturë, duke përdorur si bazë një Ford Mustang të vitit 1965. Struktura e zezë u ndërtua më pas sipër Mustangut.

Pasi përfundoi puna për këtë makinë, ajo u ble nga Muzeu i Motorëve në Londër, por duket se nuk qendroi gjatë aty. Shkak u bënë konfliktet e bashkisë me muzeu, të cilat çuan në mbylljen e këtij të fundit.

Në këtë mënyrë makina, një kopje 100% e “Batmobile, doli në shitje. Ajo është parë në filmat e vitit 1989 dhe 1992, me protagonist Michael Keaton. Duke qenë se është 7 metra e gjatë, personi që do ta blejë do ta ketë pak të vështirë për të gjetur vende parkimi.