Kolonat e Pesta, janë formacione të dyshimta, që kryesisht kanë pasur misione, për t’i sabotuar proceset e brendshme shtetformuese e shtetndërtuese dhe kanë pasur misione për të defunksionalizuar shtetet normale dhe funksionale.

Në rastin e Kosovës, Kona e Pestë Antiamerikane, ka për mision ta dështojë projektin Amerikan për ta bërë Kosovën shtet funksional. Tash e 20 Vjet radhazi, Kolona e Pestë Antiamerikane është e koncentruar brenda Partive Politike, brenda strukturave të sistemit juridik, të sigurisë dhe kudo nëpër Bordet dhe dikasteret e rëndësishme dhe të ndieshme të Kosovës, ku nuk duhet përjashtuar as Mediat, TV-të dhe Shoqërinë Civile.

Kolona e pestë Antiamerikane që po vepron në Kosovë, tashmë i ka dhënë rezultatet e saj duke bërë Kosovën shembullin ma negativ, jo vetëm në Ballkan, por përgjithsisht në botë. Kolona e Pestë Antiamerikane është fuqizuar tejmase pas vdekjes së Presidentit Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugove, atëherë kur KOLONA E PESTË ANTIAMERIKANE nga RIINVESTI, nis misionin e vet shkatërrues, fillimisht në Presidencën e Republikës së Kosovës, duke kryer sulmin e parë. Isa Mustafa, në cilësinë e këshilltarit të lartë në Presidencë, bashkë me një ekip të gjerë, e bënë jo funksional dhe të dështuar Presidentin e Kosovës, të cilit pastaj, me metodat e nëntokës ia rrëmbeu Isa Mustafa edhe Partinë. Në vend se të hetoj ky skandal shtetëror, nga Prokurori i Shtetit, Gjykata Speciale e Krimeve të Rënda, si dhe nga AKI, Isa Mustafës iu lëshua fushëveprim për të bërë puç në strukturat udhëheqëse të LDK-së, pa qenë kurrë më parë anëtarë i LDK-së, as ai dhe as struktura e ardhur nga Kolegji RIINVEST.

Tash po shtrojmë pyetje publike për «Akademikët dhe prof. Dr.-të», e LDK-së, për analistët dhe për Përfaqësuesit Diplomatik Ndëkombëtar, që operojnë  në Kosovë, nëse ka edhe një shembull tjetër në botë, kur një komunist, pa qenë anëtar i një partie demokratike është bërë kryetar i saj?!

Komunist Isa Mustafa linçon të gjithë ata që ia rrezikojnë misionin e hapur për ta shkatërruar LDK-në dhe Kosovën, mënyrë kjo të cilën kudo në botë e kanë bërë Kolonat e Pesta.

Për fat të keq, klientela udhëhqëse e LDK-së, pretendojnë për ta dështuar Kosovën, për të cilin ka derdhur miliarda dollar Amerika. Pra Lufta Antiamerikane e Isa Mustafës, ka filluar në vitin 1995, atëherë kur ishte azilant në Gjermani, me fletarrest të lëshuar nga Serbia, por u lejua të themelonte Institut për interesa të Serbisë, atëherë kur në Kosovë, politika hegjemoniste e Sllobodan Millosheviqit i kishte mbylluar shkollat, universtetin, gazetën «Rilindja» dhe Radio dhe Televizioni i Prishtinës.

Ne kemi folur mjaftë për bëmat Antiamerikane të Klienteles së tanishme në LDK,  e cila është meritore për gjendjen e tanishme në Kosovë. Prandaj, kësaj radhe do t’ia bëjmë një analizë listës së LDK-së, për të parë qytetari i Kosovës, e sidomos votuesi i sinqert, patriotik dhe ai rugovist, se nuk duhet të lejohet me vepruar ky Mision Antiamerikan në Kosovë. Votimi i Listës së LDK-së, është veprimi më antiamerikan që mund ta bëjë qytetari i Kosovës, sepse këto klane i kemi provuar qe njëzet vjet, dhe nuk munden askush me i mbuluar gjithë këto dështime.

Diferencimin ideopolitik, komunisti i LKJ-së, Isa Mustafa, e ka shkollë, të cilën e ka pas nisur qysh si udhëhqës në Qendren e Studentëve në vitet e tetëdhjeta, pastaj e ka vazhduar në të gjitha strukturat tjera ku ai ishte bartës i funksioneve zyrtare. Kurse në vitet e nëntëdhjeta diferencimin ideopolitik, Isa Mustafa, e bëri kundër strukturave udhëhqëse të LDK-së që drejtonin Fondin Trepërqindëshit, atëherë kur në vitin 1993, e pat shkakrkuar kryesinë e atij Fondi.  Tash, për Isa Mustafën, vetëm të vdekurit e LDK-së janë të mirë, andaj nuk ngurron për t’iu nisur telegrame ngushllimi, dhe nuk të përkulet para varreve të të gjithë atyre që i ka diferencuar sa ishin gjallë, ndërsa nga ato vende nuk ngurron pa diferencuar ideopolitikisht të gjithë ata që i ka përjashtuar nga LDK-ja e tanishme.

Gjatë këtyre viteve sa është në krye të LDK-së:

  • Isa Mustafa, i ka shuar të gjitha Aktivat e LDK-së kudo nëpër Kosovë dhe i ka shkatërruar të gjitha Degët e LDK-së në Diasporë.
  • Isa Mustafa, ka bërë diferencim dhe përjashtim ideopolitik, kundër të gjithë themeluesve të LDK-së.
  • Isa Mustafa, e ka shkarkuar, kryetaren e Degës së LDK-së në Gjermani, zonjën Donikë Gërvalla.
  • Isa Mustafa, e ka shkarkuar, kryetarin e Degës së LDK-së në Zvicër, shkrimtarin Shefqet Dibrani.
  • Isa Mustafa, e ka shkarkuar nga të gjitha postet udhëhqëse, Nënkryetarën e LDK-së dhe Kryetaren e Parlamentit Demokratik të Kosovës prof. dr. Vjosa Osmani.
  • Isa Mustafa, e ka përjashtuar nga LDK-ja edhe deputetin e LDK-së dhe ish kryetarin e Degës së LDK-së në Prizren dr. Haxhi Avdyli.
  • Isa Mustafa, e ka mbyllur Qendrën për Informim të Kosovës (QIK)
  • Isa Mustafa, e ka shkatërruar dhe e ka bërë jo funksionale databazën e Imormatorit Historik të QIK-ut.
  • Me një fjalë: Isa Mustafa e ka vrarë, e ka pushkatuar edhe veprimtarinë intelektaule të Enver Malokut e Xhemajl Mustafës, dhe të të gjithë atyre intelektalëve, gazetarëve dhe shkrimtarëve që kanë shkruar e publikuar në QIK.

Sot më shumë se kurrë shihet roli i negativ i KOLONËS SË PESTË, si veprim ANTIAMERIKAN, por nga frika e Ndryshimit të Madh, kanë futur në funksion, gjykatat dhe drejtësinë, komisionet zgjedhore duke u lëshuar në gjuetinë shtrigave, përmes sektorit të tyre operativ nëpër televizione dhe nëpër rrjetet e shumta sociale.

Tash po shihet çartë cili është Misioni i Isa Mustafës. Sot kur mbi 70% eveteranëve dhe themeluesit e LDK-së, janë gjallë, asnjëri prej tyre nuk janë pjesë e Listës së LDK-së, për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Pra, nëse Lista e LDK-së, shikohet nga ky prizëm mund të konstatojmë, se vetëm ata që janë në vartësi të Isa Mustafës, dhe janë pjesë operative e KOLONËS SË PESTË, janë të përfshirë në atë listë. Prandaj elektorati i LDK-së duhet ta dijë se kjo klientelë kanë mision për t’i sabotuar të gjitha proceset demokratike në Kosovë dhe për ta dështuar Kosovën si shtet funksional, për të cilat kanë investuar vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dorën në zemër, Isa Mustafa, me mashtrime ka mbijetuar qe 40 vjet, prandaj votuesi i LDK-së, kësaj radhe nuk duhet të mashtrohet, aq më pak t’ia krijoj mundësinë të tradhtohet përseri. Duke i pasur parasysh të gjitha këto, iu bëjë ftesë publike që me 14 shkurt 2021, të distancohen nga kjo Kolonë e cila e ka sjell Kosovën në këtë gjendja. Çdo votë e dhënë për strukturat e provuara në këto njëzet vjet, është konvertim i drejtpërdrejt në tradhti klasike kundër demokracisë dhe kundër proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova!

*Një analizë profesionale, më të kompletuar, për Kolonën e Pestë në Listen Zgjedhore të LDK-së, që po i prinë kipci i Isa Mustafës, Abdullah Hoti do ta publikojmë së shpejti.

*Autori, është shkrimtar dhe analist i proceseve politike në Kosovë. Njëri nga themeluesit e Degës së LDK-së në Zvicër, dhe delgat në Kuvendin e Dytë (1994), dhe të Tretë (1998), të LDK-së në Prishtinë.

Vijon…