Data 17 janar, është data e lindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit “Skënderbeut”. Këtë datë e ka përkujtuar edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë publike ngjarjen e kthimit në origjinal të librit për Skënderbeun, “Historia e Skënderbeut” të shkruar nga Marin Barleti. Sipas Zemaj, pas një punë intenzive, kemi arritur që ta sjellim në Prishtinë, përkatësisht në Bibliotekën komabëtare,librin:GEORGI CASTRIOTI – SCANDER-BEG; ALEXANDER MAGNU”, që konsiderohet një dhuratë e çmuar për historinë dhe kombin tonë.
Libri origjinal, Historia e Skenderbeut” nga Marin Barleti, është botim i vitit 1743, botuar në Zagreb. Libri është identifikuar rastësisht në vitin 2015, gjatë vizitës në Panairin Nderkombëtar të Librit në Frankfurt. Së bashku me drejtorin e Bibliotekes Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku, arritëm që pas rrugëtimit 272 vjeçar, ta sjellim aty ku e meriton, në kryeqytetin e Republikës së Kosovës”, është shprehur Ambasadori, Astrit Zemaj, duke treguar se mjetet për kalimim në pronësi të këtij libri, kanë qenë donacion nga Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani. Në këtë rast, Zemaj është deklaruar se, “ e verteta vonon, por në fund triumfon….!”. Ndërsa, Biblioteka kombëtare në Prishtinë, duke vlerësuar lart kontributin e ambasadorit Zemaj, për ta sjellë këtë libër me vlerë të madhe historike kombëtare, e ka nderuar më mirënjohje të vecantë.