Izraeli planifikon që të vaksinojë të gjithë qytetarët e tij nga koronavirusit deri në fund të marsit.

Nëse arrihet vaksinimi i plotë i popullsisë brenda 3 muajve, Izraeli mund të bëhet vendi i parë në botë që imunizon popullsinë e tij kundër COVID.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë se: “Ne do të sjellim dërgesë pas dërgese, me qëllim përfundimin e vaksinimit të popullsisë mbi 16 vjeç në Izrael gjatë muajit mars”.

Ndërkohë, pak ditë më parë, shefi i qeverisë izraelite njoftoi një marrëveshje furnizimi me Pfizer për të siguruar doza të mjaftueshme për të imunizuar popullsinë e saj të moshës madhore deri në fund të muajit mars.