Këngët e Dua Lipës janë duke u dëgjuar nëpër radiostacione e platforma prestigjioze të muzikës, shkruan KultPlus.

Së fundmi, radioja IHeart ka publikuar artistë të njohur ndërkombëtarisht, këngët e të cilëve janë dëgjuar më së shumti.

Brenda kësaj liste është edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa me 1 miliardë dëgjime për këngën “Break My Heart”.

Kjo këngë është në kuadër të albumit “Future Nostalgia”, i cili pati shumë suksese.