Nga Agron Shabani

Pas luftërash të gjata për liri dhe pavarësi shtetrore dhe nacionale nga “kurora” angleze ose britanike dhe kështu me radhë, në fund të shekullit XIX (19) dhe në fillim të shekullit XX (2O) SHBA-s ishte ngritur dhe promovuar në fuqi ose superfuqi të madhe ekonomike, industriale dhe teknologjike. Pas vdekjës së Presidentit  W. Mc Kinley (19O1), në kuader të “politikës së dollarit” dhe “dyerve të hapura”, Presidenti Th. Rooswelt, me anë të ndërhyrjeve ose intervenimëve të njohura në vende dhe rajone të ndryshme të Amerikës Jugore (Latine) dhe Amerikës Qëndore, si dhe me anë të “kongresëve”, “marrëveshjeve, konventave ose konferencave të ndryshme amerikano-latine, i kishte vënë nën kontrollin amerikan Republikën Dominikane, Venecuelën, Kubën, Nikaruaguan, Kostarikën dhe vendët tjera latino-amerikane.
Politikën e Presidentit Roosevelt do e ndiçte edhe Presidenti tjetër, W.H.Tatt, i cili me anë të intensifikimit të luftës së njohur mbi të drejtat e njohura të klasës punëtore ose proletariatit botërorë ( International Worker’s of the World), të ngritur ose themeluar me 19O5), luftës ose përpjekjejëve të zezakëve kundër diskriinimit racor (National Asociaton for the Advancment of Corolored People), si dhe luftës ose përpjekjeve të njohura revolucionare, feministe, bihorviniste, reformatore ose historike mbi të drejtat ose liritë e grave (femrave) amerikane në zgjedhjet dhe zgidhjet e ndryshme politike, institucionale, profesionale dhe të tjera (National Women’s Party) të udhëhequra nga intelektualja dhe feministja e shquar amerikane, Susan Anthony etj.,do futët në historinë e presidentëve liberal dhe reformator të SHBA-s.
Ndërkohë që para zgjedhjeve presidenciale të vitit 1921, Partia Republikane kishte pësuar çarje, fraktura ose acarime të ndryshme konjukturale, konceptuale ose ideologjike për shkak të kursit reformist (reformator) dhe progresivist të Presidetit Roosevelt në favor të punëtorëve dhe farmerëve amerikan, duke ia bërë të mundur fitorën e njohur Presidentit Demokrat, W. Wilson në zgjedhjet presidenciale të SHBA-s në një periudhë të fluidshme, tektonike dhe tepër dramatike të luftës dhe pasluftë së parë botërore dhe kështu me radhë, ku Presidenti Wilson në fillim kishte zbatuar një “politikë të pavarur” ose “neutrale” të SHBA-s ndaj të gjitha shtetëve (palëve) të përfshira ose involvuara në Luftën e Parë Botërore. Kjo, deri me rastin e “bllokadës detare” dhe fillimin e “luftës së pakufijshme nëndetare” nga ana e Gjermanisë kundër luftanijeve të koalicionit të “Antantës së Madhe” dhe goditjës së paqëllimshme të luftanijeve amerikane, gjegjësisht të futjes ose inkuardrimit të drejtpërdrejt të SHBA-s në Luftën e Parë Botërore (në anën e “Antantës së Madhe-kundër Gjermanisë) me 6 prill të vitit 1917. 
Ndërkaq, me 8 janar të vitit 1918, Presidenti Wilson do ia prezantoi Kongresit dhe Senatit Amerikan ‘plan-programin’ e tij (prej 14 pikash) mbi paqën dhe sigurinë botërore pas përfundimit të LPB. Duke i përfshirë këtu edhe vendimet e njohura (urbi et orbi ose ultima ratio) të “Antantës së Madhe” -kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” (me 1918-1919) dhe të ngjajshme, të cilat nuk do i ratifikonte asokohe Kongresi Amerikan, me anë të nënshkrimit të “marrëveshjes separate” me Gjermaninë nè vitin 1921, si përgjigjie ose ragim indiskret ose insubordinues ndaj vendimëve të rënda të “Antantës së Madhe” kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” me 1919.
Gjatë asaj periudhe, gjegjësisht gjatë “vitëve të njëzeta” të njohura si “të njëzetat e arta (golden twentis)” të shekullit të kaluar, në kuader të “neutralitetit dhe prosperitetit të pasluftës”: SHBA-s nën mandatin e presidentëve republikan, Harding (1921-1923) dhe Coolding (1923-1929)- do të zbatonin një “politikë tradicionale, neutrale dhe izolacioniste” në raport me të tjerët.

Ndonëse, dikur me vonë do të rishfaqet Organizata ose Klani i njohur “Ku Klux Klan” së bashku me të “Premtën e zezë” në Bursën (Berzën) e New Yorkut me 1929, si dhe shumë ngjarje dhe zhvillime të tjera turbulente, dramatike dhe tektonike në SHBA-s dhe gjithandej globit. (lëxo krizën dhe recesionin e madh botëror në tetor të vitit 1929)

Presidenti Hoover (1929-1933) në formë moratoriumi, do e shpalosë planin e pagesës së borxhëve ose reparacioneve luftarake të shtetëve të ndryshme europiane ndaj SHBA-s etj.

Ndryshe nga kjo, në kuader të kursit dhe vizionit të ri amerikan në raportët dhe marëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare, ështëi njohur fakti se Shtetët e Bashkura të Amerikës nuk ishin futur dhe inkuardruar në Luftën e  Dytè Bototërore (LDB) vetëm si njëra prej “fuqive të njejta”ose të “barabarta” me të tjerët, por si superfuqia me e madhe dhe kryesore politike, ushtarake, industriale dhe ekonomike në çdo kohë dhe hapësirë. Respektivisht, si sipërfuqia e vetme dhe kryesore e globit tonë tokësor. Sidomos gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Duke i ngritur ose projektuar “New Dealin” ose “Kartèn e Atlantikut” tè Presidentit Amerikan, Roosevelt me Kryeministrin britanik, Churchill në luftëanijen britanike “Prince of Walles” me 14 Korrik 1941 së bashku me ndihmat kolosale dhe titanike të SHB-s ndaj ish BRSS-s , Britanisë së Madhe dhe shtetëve tjera aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, “Planin Marëshall” të George Catlett Marshall dhe këdhtu me radhë.
Ndërkaq, për shkak të rritjes së ndikimit (influencës) dhe ekspanzionizmit japonez në Azinë Lindore, atij gjerman në Rusi, Europën Qëndrore, Ballkan, Afrikë, Amerikën Latine dhe gjithandej: Presidenti Rosevelt në vitin 1943, i kishte vendosur marëdhëniet e jashtëzakonshme ushtarake, politike dhe diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik (BRSS-s). Me 29 nèntor 1941, ishte mbajtur nè Moskè konferenca sekrete e tè deleguarve ushtarako-politik tè SHBA-s, Britanisè sè Madhe dhe Rusisè (BRSS-s) nè luftè kundèr Gjermanisè ose ndaj “paktit tè çeliktè” Romè-Berlin-Tokio. Në Rio de Zhaneiro të Brazilit, në vitin 1942  ishte mbajtur ose organizuar “Traktati i Rios” kundër Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë (pas sulmit të papritur të kaqatorëve ose kamikazëve japonezë në bazën e njohur ushtarake “Pearl Harbor” të SHBA-s me 1941 etj.) të cilin nuk e kishin nëshkruar as ratifikuar Argjentina dhe Çile të njohura si “bastione gjermano-italiane” në Amerikën Latine.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Presidenti Rosevelt dhe Administrata e tij, i kishin nënshkruar dhe ratifikuar edhe disa ligje ose dekrete të tjera si ndihma të përgjithshme ushtarake (luftarake), ekonomike, politike, finansiare, teknike, logjistike dhe të tjera ndaj ish BRSS-s, B. Madhe, Francës dhe shtetëve të tjera të “koalicionit të madh antihitlerian” si “Cash and Carry”, “Lend-Lease Act”, “Neutrality Act” , Hopkins Act” (ndihmat miliardëshe për ish BRSS-s) , ndihmat totale të SHBA-s për Britaninë e Madhe” të miratuara dhe ratifikuara gjatë “konferncës ushtarake” në mes Washingtonit dhe Londrës me 1941 etj. Pa i harruar këtu edhe “Konferencat” ose “Traktatët e Casablancës”, “Jaltës”, “Teheranit” etj. Për të arritur kështu deri në fillimët e ish “luftës së ftohtë” dhe konfontimët e njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht në mes SHBA-s dhe ish BRSS-s si superfuqi të Natos ish “Traktatit të Varshavës” të nisura ose filluara menjëherè pas vdekjes së Presidentit Rosevelt (1939-1945) nga ana e Presidentit Truman dhe kështu me radhë.

SHBA-s dhe formula ose doktrina e njohur amerikane: Të fuqishmit dhe fitimtarët nuk i përseritin kurrë gafat ose gabimet e njëjta nga e kaluara:

“Ndërkohë që SHBA-se i posedojnë armët dhe teknologjinë me të fuqishme luftarake ose ushtarake në të gjithë globin, madje në duart e veta i kanë pjesën me të madhe të rezervave, thesarit ose kapitalit botëror së bashku me industrinë dhe ekonominë me të fuqshme në tërë rruzullin tonë tokësorë, atëherë është e natyrshme dhe plotësisht justifikuese që Shtetët e Bashkuara në këtë sfond të sillën dhe te kenë fjalën kryesore në politikën dhe sigurinë globale.”, do theksonte dikur ish presidenti i njohur amerikan, Herbert Hoover në kuader të konceptit dhe doktrinës së njohur ushtarake dhe politike të SHBA-së. Gjegjësisht, të paqës dhe sigurisë globale me anë të forcës ose fuqisë së njohur politike, ushtarake dhe industriale-ekonomike të Shtetëve të Bashkuara dhe bllokut (kampit) të pasur industrial dhe kapitalist tè Perëndimit. 
Platforma ose formula e  presidentit Hoover, me kalimin e kohës do bëhej si të thuash formula dhe filozofia kryesore e SHBA-së dhe aleatëve të saj kudo nepër botë nepër etapa ose periudha të ndryshme të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të asokohshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit. 
Përderisa ish senatori i shquar amerikan, Arthur Wanderberg, i njohur përndryshe si njëri prej arkitektëve ose instruktorëve kryesor të ngritjes dhe themelimit të Paktit të Natos me seli në Bruksel të Belgjikës në vitin 1949, nga ana e tij asokohe do shprehej në menyrë ekskluzive dhe tepër eksplicite mbi rolin, kontributin dhe rëndësinë e madhe (epokale dhe historike) të Shtetëve të Bashkura në politikën dhe sigurinë e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare. Për të shtuar në vazhdim se: “SHBA-së duhet të sillen dhe të veprojnë si superfuqia e vetme dhe kryesore e globit, ashtu siç janë në të vërtetë.” 
Ndërkaq, konceptin dhe definicionin (formulimin) e njohur të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mevonshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, siç u cek me sipèr, për herë të parë do e bënte të njohur në të gjithë botën ish presidenti amerikan, Hary Truman me rastin e fjalimit të tij historik ne bazën e njohur ushtarake “Fulton” të SHBA-së në vitin 1946. Duke e nënkuptuar në këtë spektër edhe “Doktrinën” e njohur të presidentit Truman.
Ndonëse, ish sekretari i jashtëm amerikan i shtetit, John Foster Dulles, një trohë me vonë do bëhej arkitekti dhe ideatori (ideologu) me i rëndësishëm ose kryesor i konceptit dhe doktrinës së famshme amerikane “Roll Back”, e cila e detektuar ( dekoduar) ose deshifruar me formulën dhe doktrinën e njohur të çështjëve, aspektëve dhe interesave të njohura gjeostrategjike dhe gjeopolitike të SHBA-së dhe aleatëve të saj kudo nepër botë, në instancë të fundit atëbotë e nënkuptonte dhe përdorimin e forcës ushtarake në rast të kanosjës ose rrezikimit të paqës ,stabilitetit, lirisë dhe sigurisë globale ose universale në planetën tonë, gjegjësisht, të cenimit ose rrezikimit të interesave të njohura politike, ushtrake, ekonomike, strategjike dhe të tjera të Shtetëve të Bashkura dhe botës së pasur industriale dhe kapitaliste. Përderisa, Presidenti D.Eisennhower do e bënte të qartë dhe tepër sublime “Makartizmin”, respektivisht, Formulën ose Doktrinën e famshme politike, ushtarake dhe ekonomike të vitit 1957 mbi mbrojtjen dhe sigurinë globale të të gjitha vendëve të ndryshme mike dhe aleate të Shtetëve të Bashkuara në Europë, Azi, Amerikën Latine dhe kudo tjetër në rast të ndonjë invazioni të mundshëm ruso-sovjetik ose kinezo-komunist në vendët e ndryshme përkatëse ose respektive. 
Ndonëse pa i harruar këtu edhe Doktrinën e famshme të presidentit Regan dhe të tjera që sollën edhe dislokacionin dhe dekompozicionin (shkatërrimin) e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varashavës” dhe kështu me radhë.
Për me tepër ndërkaq, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore së bashku me ngjarjet dhe zhvillimët e mevonshme politike, ushtarake, historike dhe dramatike në botën e pasluftës, në një masë tepër të madhe (substanciale ose esenciale) asokohe i kishin reformuar (transformuar), determinuar  dhe ridefinuar si të thuash konceptët, përceptimet, pikëpamjet dhe formulimet e njohura dominante dhe ekskluziviste të popujve, vendëve ose fuqive të dikurshme imperiale dhe kolonialiste në kontinentin e vjetër evropian dhe me largë të cilat në forma dhe menyra të ndryshme akute, permanente ose kronike po vazhdonin të ishin prezente që nga etapat ose periudhat e njohura të absolutizmit, imperializmit dhe kolonializmit të dikurshëm shtetëror dhe nacional. Duke e njohur dhe “zbuluar” në këtë prizëm rolin dhe rëndësinë e madhe kolosale ose epokale të SHBA-së si superfuqia e vetme dhe  kryesore e globit në drejtimin e njohur të ruajtjes dhe garantimit të paqës, sigurisë dhe stabilitetit të gjithëmbarshëm botërorë ose ndërkombëtar në kuptimin e njohur global ose universal të fjalës.
Në kuader të kursit dhe vizionit të ri amerikan në raportët dhe marëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare, duhet vërë theksin në rolin, qëndrimin, pozicionin, angazhimin dhe kontributin e njohur kolosal dhe titanik të SHBA-së për të drejtat dhe liritë e njohura globale dhe universale të njerëzve dhe popujve të ndryshëm gjithandej globit. Përkatësisht, në të drejtat dhe liritë e garantuara të popujve (kombëve) dhe vendëve të ndryshme në të gjitha kontinentët dhe meridianet e mundshme të botës për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore, nacionale dhe politike nga thundra ose tutelja e egër e fuqivë të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste. 
Në vazhdim ia vlen të veçohet fakti i njohur kur pas “marëshimit të papritur” të trupava ushtarake të Koresë së Veriut ( të ndihmuara asokohe nga Kina, Rusia etj.) në “paralelën e njohur numër 38” të kufirit të fluidshem koreano-korean në vitin 195O, do fillonte edhe lufta e përgjakshme e Koresë. Kjo deri me vendosjen e një të të ashtuquajture “status quoje” ose “paqjeje të fluidshme” dhe tepër hektike në mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore në vitin 1953. Gjegjësisht, me rastin e dislokimit të forcave paqëruejtëse të OKB-së -nën komanden supreme të gjeneralit të shquar amerikan, Mac Arthur në vitin 1953. Duke shënuar në këtë prizëm edhe “fazën” ose “etapën e dytë” të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit e cila kishte filluar dikur me herët me rastin e testimit të pare nuklerar ose atomik nga ana e ish BRSS-së  me1949 etj. 
Ndërkohë që kriza e njohur e Berlinit në vitët 1958, 1959, 1961 etj. Gjegjësisht, e ashtuquajtura “lufta” e njohur për Gjermaninë e pasluftës dhe pozicionin e përgjithshëm dhe përfundimtar të popullit ose kombit të madh gjerman së bashku me krizën e njohur në Lindjen e Afërme ose të Messme (Duke e vërë theksin në luftërat ose konfliktet e njohura arabo-izraelite në etapa ose periudha të ndryshme të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste), krizën e Kubës ne vitin 1962 (Me rastin e dislokimit te raketave nukleare ose atomike të ish BRSS-së në Ujdhesën e njohur të Karaibeve në kufi me SHBA-së!), vrasjën e ish presidentit të famshëm amerikan, John Kennedy në vitin 1963 si dhe dhe një sërë çështjësh dhe aspektësh të tjera tektonike dhe tepër dramatike në këtë kontekst, do paraqesin si të thuash një kapitull të posaçëm dhe tepër krucial ose dramatik në marëdhëniët dhe raportët e atëhershme botërore ose ndërkombëtare .Duke e nënkuptuar këtu fazën ose etapën me të rrezikshme dhe me dramatike të “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht, në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së në të gjitha frontët dhe drejtimet e mundshme.

Se këndejmi, me qëllim të “rrethimit global” të Rusisë dhe Kinës në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme, SHBA-së në bashkëpunime të ndryshme eskterne dhe eksplikative me miqtë dhe aleatët e tyre politik dhe straregjik kudo nepër botë, do i ngrisin dhe themelojnë asokohe një sërë paktësh, aleancash ose “traktatësh” të ndryshme ushtarake, politike, ekonomike, strategjike dhe të tjera në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të globit si “Nato Pakt” në vitin 1949, “Rio Pakt” po ashtu me 1949, “Anzus Pakt” në vitin 1951/ 1952, “Seato Pakt” me 1954, “Cento Pakt” me 1955, “Teheran Pakt”, “Bagdad Pakt”, “Okinava Treaty” dhe kështu me radhë.
Ndërkohë që në kuader të garës së njohur (kuantitative dhe kualitative) për armatim të përgjithshëm nuklear ose atomik në mes SHBA-së dhe ish Bashkimit Sovjetik, shifra ose kuota e armatimit ose arsenalit të gjithëmbarshem nuklear ose atomik asokohe e kishte arrirë shifren trishtuese ose alarmante prej 5O Megatonësh të armëve të shkatërrimit në masë. Gjegjesisht, 2O milion eksploziv ose material radioktiv ose bërthamor për frymë banori. Kjo deri me dekompozimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshaves” në dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar kur u zhbë ose shkatërrua tërësisht perandoria e kuqe ruso-sovjetike së bashku me simotrën e sajë në ish Jugosllavi etj.

Ndryshe nga kjo, mëdhëniët ose raportet e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare në menyrën me sublime dhe me kuptimplote do reformohen, ridizajnohen, emancipohën dhe kurorëzohen me rastin e ribashkimit triumnfal dhe historik të popullit ose kombit të madh gjerman në njerën anë si dhe me luftërat dhe përpjekjet e njohura epokale dhe historike të popujve dhe vendëve të ndryshme nën ish Jugosllavi dhe në ish Bashkimin Sovjetik për çlirimin (lirinë) dhe pavarësinë e tyre shtetërore, nacionale dhe politike nga ish perdja e hekurt ose hemisfera e errët ruso-serbe. Respektivisht, nga çizmja dhe tutelja e egër bolshevike ose socialkomuniste. Duke e vërë theksin në lufërat dhe përpjekjet e shquara çlirimtare dhe patriotike në Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe së fundit në luftën legjendare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosove! 

SHBA-së dhe 1OO mijë tonë armë nukleare ose atomike në sfondin e politikës dhe diplomacisë së re amerikane:

Për me tepër ndërkaq, ndërkohë që marëdhëniët ose raportët e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare në të kualuarën e ish “luftës së ftohtë” dhje konfrontimëve të lartëpërmendura bipolare ose bllokiste, sic u cek edhe me lartë i kanë karakterizuar dhe dominar ish “lufta për Gjermaninë”, lufta e Koresë, kriza e Kubës etj. Përkatësisht, antagonizmat dhe rivalitetët e njohura politike,ushtarake, ideologjike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së. Marëdhëniët dhe raportët e sotme botërore ose ndërkombëtare në pjesën me të madhe (fundamentale dhe substanciale) të tyre po vazhdojnë t´i mbështjellin dhe karakterizojnë të të ashtuquajturat “lufterat” ose “konfliktët e reja” ekonomike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes SHBA-së, Rusisë, Kinës etj,  pothuajse në të gjitha vendët ose meridianet e ndryshme të globit. Kjo duke filluar nga Rajoni i tronditur i Golfit (Gjirit) te njohur Persiko-Arabik ku ndodhën si të thuash rezervat me të mëdha të naftës ose benzinës në tërë globin, për të vazhduar kështu me rajonet e njohura të Detit të Zi, Kaspikut, Mesdheut, Jonit ose Adriatikut që paraqesin si të thuash “boshtin kurrizor” dhe “udhëkryqin e madh” në kuptimin e gjithëmbarshëm gjeostrategjik dhe gjeopolitik të fjalës, në Oqeanin  e Paqësorit ose Pacifikut dhe të të ashtuquajturën “luftën” e njohur për resursët ose pasuritë e shumëta në Polin e Veriut ku thuhet se ndodhën rezervat me të mëdha të naftës dhe gasit natyror në mbarë globin, si dhe në rajonet e nxehta të Kashmirit, Himalajeve, Indokinës dhe Hindukushit etj.
Dhe, të gjitha këto të kunduara ose etabluara në dritën ose retrospektivën e përgjithshme të politikës dhe diplomacisë amerikane -nën Presidentin i ri Joe Biden.
Ndaj, në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubioz, pashmangshëm shtrohet pyetja: A do kemi “marëdhënie” ose “raporte të reja epokale” ose “historike” në mes SHBA-s, Kinës dhe Rusisë? Apo, mos vallë edhe rirrjeshtime, riciklime ose rikonfigurime të përgjithshme politike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në marëdhëniet ndërkombëtare!? Unë thëm: Jo. Pse (përse)? Sepse, ajo Rusi dhe ajo Kinë që ekzistojnë sot, në një masë të madhe janë pjesë e investimit të politikës dhe kapitalit amerikan. E sidomos gjatë dhe menjëherë pasë Luftë së Dytë Botërore.

E dyta: Siç dihet, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj. Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizionëve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste sè bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimi e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të personit ose individit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i kauzalitetit ose aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë amerikane.

Boshti i etikës dhe filozofisè amerikane, qëndron tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e parimeve. Ndërkaq, për të pasur një shtrirje të përgjithshme, etika dhe filozofia amerikane, siç dihet janë globale ose universale, të ngritura, projektuara dhe mbështetura në ndërkohëve në gritjen ose ndërtimi e një etike dhe filozofie globale, universale humaniste përmes një narrativi, gjakimi dhe vizioni të njohur për virtytin dhe idealin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

Ndaj, edhe në rastin e Kosovës dhe shqiptarëve, nuk pritën ndryshime ose substituime radikale ose substanciale të politikës së jashtme amerikane nën Presidentin e ri, Joe Biden. Dhe, aq me pak preferencat, simpatitë ose pozicionimët e mundshme unilaterale ose monologjike të Shtëpisë së Bardhë ose State Departamentit Amerikan ndaj politikanëve të korruptuar, si dhe pa bagazh ose kredi të mjaftueshme morale, intelektuale, profesionale, kadrovike etj. Duke i parafrazuar Maks Veberin (Max Weber), Artur Shopenhauerin ( Arthur Schoppenhauer) etj.: “Botën, shtetët ose shoqëritë e ndryshme gjithandej globit,  i sundojnë ose qeverisin demonët ose ‘dishepujt’ e ndryshëm të ‘mbretërisë së të keqës’…Ndaj, të gjithe ata që futën në lojërat ose ujërat e turbullta të sundimit, pushtetit, karierës, pasurisë së pandershme ose korupsionit, bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me demonët, blasfemistët ose forcat e ndryshme retrograde, reaksionare dhe diabolike. Politikani i sotëm shqiptar ose kosovar është padyshim prodhim (produkt), arketip dhe prototip i “borgjezisë politike” nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një “kauze” ose “ideologjie shtetrore dhe nacionale” që i zhvatet vazhdimisht tutelës sociale, ekonomike dhe politike të “aristokracisë së lartë industriale ose kapitaliste” nga jashtë, prej nga ku shpërthejnë ose shpèrfaqen edhe skemat e ndryshme tè korrespondencave ose komunikimeve realiste dhe surealiste midis politikës shqiptare (kosovare) dhe asaj botërore ose ndërkombtare. Tek ai natyra e shtetit, pushtetit dhe shoqërisë (sidomos kur flet ose kur flasin nëpërmjet subjektit komplesiv) bartet dhe transformohet në natyrën e politikës dhe pushtetit politik të personit ose individit. Edhe idetë dhe teoritë qèndrore të diskursit politik, përkthehen në kategori sociale ose societale. Përmes formulimëve, ideve dhe koncepteve determinante dhe paradigmatike, teoria etike dhe estetike paraqesin modelin paradigmatik të dialektikës politike, në kuptimin e puçjes ose bashkimit të popullit dhe shtetit me pushtetin. Kompetenca, ingerenca dhe aftësia e tij si politikan, apo si lider institucional, konsiston në veçantinë e të qenit “misionar” ose ‘demiurg i vetëm’ që arrin të bashkojë emocionet, ndjenjat, epshet, pasionet, dëshirat, dashuritë.., tè bèj çlirimin e subjektit nga objekti ose anasjelltas. Sidomos aty ku ai mendon ose aludon se tejkalon detërat ose oqeanët e ndryshme të kohës, për të gjetur lidhjen organike, empirike ose dialektike midis këtyre ose atyre elementëve, që përbëjnë atë që Marksi dhe Engelsi do e quanin dikur “gjëndje të mjerueshme ekzistencialiste të qenies njerëzore ose politike.” Ndonëse, Adornoja dhe Horkheimeri, e shohin me dyshim çdo lloj konceptimi të politikës, apo kulturës shtetrore, nacionale, institucionale ose politike që harron origjinën e vet të korruptuar dhe deligjitimuar tek pabarazia sociale, qytetare dhe politike. Formulimi i një teorie dialektike të kulturës politike dhe jetës materiale ose ekzistencialiste, me mohimin ose negacionin e dallimëve evidente ose ekzistuese, të duket sa absurd, po aq edhe abstrakt. Midis stimujve ose motiveve të kritikës së kulturës shtetrore, nacionale, institucionale ose politike, një vend të veçantë zë motivi i gënjeshtrës. Sidomos aty ose atje ku edukata dhe kultura politike paraqesin imazhin e një shoqërie njerëzore, qytetare ose politike që nuk ekziston fare. Duke i mbuluar, disajnuar, valorizuar, glorifikuar dhe disimiluar kushtët dhe rrethanat materiale dhe ekzistencialiste, dhe ku çdo gjë që është humane ose njerëzore, ngritet dhe lartësohet, dhe me veprimin e vet qetësues dhe ngushëllues, kontribuon duke mbajtur në jetë kilikat, strukturat ose nomenklaturat e korruptuara dhe kriminalizuara pushtetmbajëse ose politike në emër të ekzistencës ose mbijetesës individuale dhe kolektive. Dhe, kjo është dogmatike, demagogjike, hipokrite, paradoksale, reaksionare dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne.?nbsp;Për kulturën dhe demokracinë amerikane ose perëndimore-sidomos.

ASh