Është një lagje në BUJAN të Tropojës me emrin BERBAT. Nëkëtë lagje banojnë disa familje. Me punën e sjellen e tyre kanëfituar respektin jo vetëm në BUJAN, porn ë gjithë rrethin e Tropojës. Mes këtyre familjeve spikatë familja e ZENUN BERBATIT. ZENUNI, rriti 4 femijë: dy djem e dy vajza: ALIA, JANUZI, ZADJA, RUSHA.

Kjo shtëpi si shumë të tjera në Tropojë ka qenë bazë e Luftës Nacionalclirimtare. Këtu kanë gjetur strehë e ushqyim sa e sa luftëtarë nga Tropoja e më gjërë. Me të tillë edukatë atdhetare e patriotike u rritën u edukuan 4 femijët e Zenunit, të cilët mëvonë rrezatuan edukatë e kulturë të lartë kudo ku shkuan, punuan e jetuan. Me të tillë edukatorë u formua edhe djali i vogel i Zenunit, JANUZI.

Rruga e tij nuk ishte e lehtë në jetë. Shkollimi, puna, jeta e kalitën dhe formuan si një karakter të fortë. Edhe kur shkollohej, edhe kur punonte, edhe kur ishte pa punë asnjëherë sú demoralizua, asnjëherë sú lodh së kërkuari më të mirën në jetë. Dhe atë e gjeti e ndertoi me mundin e djersën e ballit.

JANUZ BERBATI lindi me 15 mars 1954, mësimët e para i mori në shkollën e fshatit, ku u dallua për zgjuarsi e rezultate tëlarta në mësime. Kjo bëri që më pas të vazhdonte shkollën e mesme pedagogjike SHKODER e të kthehej në shkollën 8-vjecare Bujan tashmë si mësues. Për dy vite me radhe kryen shërbimin ushtarak në Graden e Republikës, ku u dallua për disiplinë e perkushtim në kryerjen e detyrave. Të gjitha këto punë të mira që bënte e cuan drejt pranimit si anëtar partie. Pas një kohe të gjatë punoi në koperativen bujqesore të Bujanit(stazh partie) ku la mbresa të pashlyera tek këta banorë. Pas kësaj kryen shkollën e lartë të partisë. Kthehet në Tropojë tashmë si inspektor partie në rreth. Vazhdimisht kërkonte të shkollohej mëtej. Për këtë kryen një kurs në Miristrinë e Brendshme në Tiranë.Caktohet oficer pranë degës së punëve të brendshme në Tropojë. Pas viteve 90 shkarkohet nga detyra me anë të një VKM. Pas njëpause 7 vjecare JANUZI fillon punë si officer pran degës sëshikut Tropojë. Edhe këtu do të punonte një periudhë 7 vjecare, pastaj perseri si i pa punë.

Në vitin 1980 është njohur me studenten e institutit të lartëBujqesore të KAMZES, HAJRIE JAKUPAJ, vajzën nga fshati KAMENICE i Tropojës. HAJRIJA vinte nga  nje familje me tradita patriotike e atdhetare. Nga lidhja e tyre lindën 4 femijë : dy djem e dy vajza. U kujdesën për rritjen e edukimin e tyre, pa lenë mënjanë edhe shkollimin. Fati flet qartë: Të 4 femijët kanëkryer studimet e larta e shkëlqejnë në fushat e tyre. DRITANI ka kryer studimet për inxhinjeri mobileri, djali i vogel ALTINI inxhinjer agronomie, vajza e madhe MARSELA shkollën për mësuese, FJORELA ka mbaruar për mjeksi.

ALTINI përvec detyrës që ka kryer studimet vitet e fundit ështëzgjedhur si kryetar i PS për Tropojën. I qetë e me pjekuri diskuton në mbledhje e merr vendimet e duhura. Të gjithë e vlerësojnë dhe e duan, sepse ua ka imponuar respektin me sjelljen e qendrimin e duhur. Jo vetem kaq, por ka ndihmuar e mbeshtetur vazhdimisht organizaten e veteranëve në Tropojë. Sa e sa herë Januz Berbati me vella Alinë kanë marrë pjesë nëveprimtarinë e organizatë së veteranëe e me punën e shembullin e tyre kanë ndikuar në mbarëvajtjen e punëve të kesaj organizate në Tropojë.

Kohët e fundit Januzi ka shfaqur shqetesime shendetesore. Disa herë ka marrë mjekime pranë spitalit në Tiranë. Por semundja e rendë dhe e v azhdueshme e mundi Januzin. Me vdekjen e tij para pak ditëve familja humbi njeriun e tyre të dashur, shokët një njeri me vlera, organizata e veteranëve të Tropojës veprimtarin e palodhur.

Rexhep Shpati kryetari i veteranëve në Tropojë vlerson punën e përkushtimin e Januzit, shokët e miqtë e tij njeriun e mirë e të vlerave . Njerëz si Januzi mbeten të gjallë në vite pse e tillë është puna e tyre.

Riza Celaj

Ibrahim Hajdarmataj