Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, paralajmëroi sot se përhapja e një varianti të ri të virusit korona do të thotë se priten kohë të vështira.
Ai ka theksuar nevojën për të kontrolluar përhapjen e tij të shpejtë.
“E di që ka qenë shumë e vështirë gjatë javëve të fundit dhe duhet t’u them njerëzve se do të vazhdojë të jetë e vështirë, veçanërisht për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet varianti i ri,” tha Johnson në një konferencë për shtyp.